Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: “Hëna e zezë” po vjen: Çfarë fsheh ky fenomen misterioz?
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > “Hëna e zezë” po vjen: Çfarë fsheh ky fenomen misterioz?
Yjet

“Hëna e zezë” po vjen: Çfarë fsheh ky fenomen misterioz?

Written by:
Prive
Last updated: 21 Gusht, 2025
Share

Një ‘hënë e zezë’ e rrallë do të shfaqet këtë fundjavë, duke u konsideruar si një ngjarje e pazakontë astronomike.
Shfaqja e “hënës së zezë” ndodh vetëm një herë çdo disa vite dhe padyshim është një ngjarje e veçantë për adhuruesit e hapësirës – pa përmendur edhe spekulimet për ndonjë objekt “armiqësor” që thuhet se po lëviz drejt nesh.

Ndryshe nga hëna e plotë, “hëna e zezë” është një fazë kur hëna e re kalon midis Tokës dhe Diellit, duke mbajtur të errët anën që shohim ne.

Në këtë periudhë, hëna mbetet e padukshme nga qielli ynë, duke krijuar një fenomen mjaft interesant.

Ngjarja ndodh të shtunën (23 gusht), me hënën që hyn zyrtarisht në fazën e saj të re në orën 23:06 (PDT). Në hemisferën perëndimore, “hëna e zezë” pritet të arrijë kulmin të premten (22 gusht) në mesnatë sipas orës ET, ndërsa pjesa tjetër e botës do ta ndjekë të shtunën.

Edhe pse nuk do të ketë asgjë “të çuditshme” për t’u parë, kjo nuk i ka penguar njerëzit në internet të spekulojnë për domethënien e saj. Disa që i referohen profecive biblike mbi “hënën e errët” kanë cituar Markun 13:24: “Dielli do të errësohet, dhe hëna nuk do të japë dritë.”

Disa interpretojnë këtë si shenjë të “Fundit të Kohëve”, gjë që ka shtuar shqetësimet në rrjete sociale. Një përdorues në Twitter madje sugjeroi që “ndoshta duhet të përgatitemi, thjesht për çdo rast.”

Megjithatë, astronomët theksojnë se “hëna e zezë” nuk është aspak arsye për panik. Në fakt, ky nuk është një term shkencor, por thjesht një noefkë popullore.

Duke folur për MailOnline, profesori i asociuar i fizikës në Universitetin Syracuse, Walter Freeman, tha:


“Një hënë e zezë është thjesht një hënë e dytë e re që ndodh brenda të njëjtit muaj kalendarik. Nëse një hënë e re ndodh në fillim të muajit, një tjetër mund të ndodhë para se muaji të përfundojë. Nga pikëpamja shkencore, kjo nuk ndryshon aspak nga çdo hënë tjetër e re.”

Edhe pse nuk ka spektakël të veçantë vizual në qiell këtë fundjavë, Freeman shtoi se mungesa e dritës së hënës do t’i bëjë yjet dhe planetët të duken edhe më qartë, duke u sjellë gëzim vëzhguesve të qiellit.


“Mungesa e dritës së hënës krijon kushte perfekte për vrojtim të yjeve,” tha profesori. “Është një mundësi e shkëlqyer për astronomët amatorë ose për këdo që është kurioz të shohë më qartë qiellin e natës.”

Ky fenomen ndodh vetëm çdo 33 muaj, ndërsa hera tjetër e pritshme do të jetë më 20 gusht 2028. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Yll Limani i dhuron nënës momentin më të bukur pas koncertit
Next Article Tragjedi në familje, gruaja vret burrin dhe dy fëmijët, më pas veten
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

‘Si bora’ sjell në duet 2Ton dhe Ermal Fejzullahun

2Ton dhe Ermal Fejzullahu kanë lansuar duetin muzikor. 'Si…

Writen by
Prive
31 Mars, 2025
Yjet

Njëri nga Kosova e tjetra nga Shqipëria, dy SUPER emra do jenë pjesë e Ferma VIP!

Ditën e djeshme qarkulluan emrat e parë që po…

Writen by
Prive
21 Mars, 2025
Yjet

Vesa Vllasaliu ‘guxon’, bën këtë ndryshim në pamje!

Vesa Vllasaliu njihet për eksperimentimet e saj të shpeshta…

Writen by
Prive
4 Qershor, 2025
Yjet

Pas 14 vitesh, aktori shqiptar ndahet nga gruaja

Kryebashkiaku i Ersekës dhe njëkohësisht aktori i njohur i…

Writen by
Prive
11 Qershor, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?