Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Historia tragjike, Sara humb shokun, shpëton gruaja e tij
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Historia tragjike, Sara humb shokun, shpëton gruaja e tij
Yjet

Historia tragjike, Sara humb shokun, shpëton gruaja e tij

Written by:
Prive
Last updated: 18 Gusht, 2025
Share

Një aksident i rëndë rrugor në Berat i ka marrë jetën Ornel Caushajt, një të riu që la pas dhimbje të madhe te familjarët, shoqëria dhe komuniteti. Ngjarja tronditëse ka prekur edhe opinionin publik, duke sjellë reagime të shumta, mes tyre edhe nga figura të njohura.

Një nga to është Sara Gjordeni, ish-banore e Big Brother VIP Albania, njëkohësisht influencere dhe bashkëshortja e këngëtarit Bardhi. Ajo ndau me ndjekësit e saj dhimbjen e madhe që po kalon për humbjen e shokut të fëmijërisë.

Një lidhje që nisi në bankat e shkollës

Sara tregoi se Orneli dhe bashkëshortja e tij, Sindi Salaj, ishin të dashuruar që në moshë shumë të re. Ata nuk ishin ndarë kurrë dhe dashurinë e tyre e kurorëzuan me lindjen e një vajze, që sot është vetëm dy vjeçe. “Ishte lumturia e tyre më e madhe” – shkruan Sara, duke kujtuar sesi qysh fëmijë e kishte parë admirimin dhe forcën e lidhjes së tyre.

Me fjalë prekëse, ajo rrëfen tronditjen:

“Vetëm pardje më ra të flisja për ta me dikë. Sindi ka shpëtuar, Orneli jo! Do doja sot të kisha qenë në vendin e saj, por kurrë në vendin e tij…” – shprehet Sara, duke treguar se humbja e mikut të saj është e pabesueshme dhe e papranueshme.

Në postimin e saj, Gjordeni u ndal edhe te kritikat për ata që paragjykojnë ngjarje të tilla si pasojë e shpejtësisë së shoferëve. Ajo theksoi se Orneli dhe Sindi nuk ishin njerëz të papërgjegjshëm, por përkundrazi, ishin prindër të kujdesshëm që jetonin për vajzën e tyre të vogël. Sara shtoi se kjo tragjedi është një thirrje për të vlerësuar më shumë çdo moment pranë të dashurve tanë.

Ngushëllime të thella familjes Caushaj, Sindit dhe të gjithë miqve të prekur nga kjo fatkeqësi. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Vazhdon drama Fifi-Egli, ky është zhvillimi i fundit
Next Article Cozman feston ditëlindjen, ky është urimi nga gruaja
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Heidi Baci, moderatorja që do shoqërojë Blendi Salajn në “Wake Up”

Programi i mëngjesit "Wake Up" në Top Channel vjen…

Writen by
Prive
1 Dhjetor, 2025
Yjet

Dafina shtrihet në spital, pritjes së ëmbël po i vjen fundi

Pak ditë më parë, Dafina Zeqiri ‘lindi’ nga portalet…

Writen by
Prive
11 Korrik, 2025
Yjet

‘Po kthehem te shtëpia’, Luizi konfirmon hyrjen me një mesazh në BBVA

Mbrëmja e djeshme ka sjellë lajmin e madh që…

Writen by
Prive
7 Shkurt, 2026
Yjet

Pistat e dyshimit, nga çka e humbi jetën vëllai i Unikkatil

Bota e estradës u trondit ditën e sotme me…

Writen by
Prive
2 Mars, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

I tha se do t’ia ndalonte Zvicrën, Kushtrimi ‘diss’ Labit
15 Shkurt, 2026
“Sot festoj jetën” – Antigona Ramosaj përlot rrjetin me videon e gongut të fitores
15 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?