Mediumi “Nacionale” raporton se reperi i njohur, Mossi, së bashku me dy persona të tjerë, kanë rënë në prangat e policisë.
Ky zhvillim i fundit vjen pas raportimeve për një incident fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli, një ngjarje që ka marrë vëmendje të gjerë në media dhe opinionin publik.
Menjëherë pas ngjarjes, Prokuroria dhe Policia e Kosovës u mobilizuan plotësisht për të hetuar rastin dhe për të vënë para përgjegjësisë personat e përfshirë.
Mossi gjatë kohës që ndodhej në arrati dhe po shmangte përballjen me forcat e rendit, kishte bërë deklarata kërcënuese në distancë drejtuar gazetarit Pacolli. Me arrestimin e tre të dyshuarve, rasti tashmë pritet të trajtohet nga organet e drejtësisë për të vijuar me procedurat e nevojshme ligjore. /Prive By Liberta Spahiu


