Ish-banori i edicionit të 9-të të “Big Brother Albania”, Damiano Agalliu, ka ndarë një lajm mjaft të ëmbël me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Ai dhe partnerja e tij janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë dhe së shpejti familja do të shtohet me një vajzë.
Lajmin e bukur Damiano e ka bërë të ditur përmes një seti fotografik familjar të publikuar në llogarinë e tij në Instagram.
Në foton e ndarë me publikun, ish-banori shfaqet në një moment mjaft romantik duke puthur partneren e tij, e cila tashmë e ka barkun e rrumbullakosur, ndërsa në supe mban djalin e tyre të parë.
Krahas fotografisë, ai ka zbuluar edhe gjininë e bebes me një mbishkrim mjaft të lezetshëm: “Detyra e vëllait të madh po vjen… është vajzë”.
Kujtojmë se Damiano u bë një personazh mjaft i njohur dhe i komentuar për publikun shqiptar gjatë pjesëmarrjes së tij në “Big Brother 9”. Tani, ai po shijon një kapitull tjetër po aq të bukur: atë të prindërimit për herë të dytë.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


