Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Jakup Ferri takon Mbretin Charles III
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Jakup Ferri takon Mbretin Charles III
Yjet

Jakup Ferri takon Mbretin Charles III

Written by:
Prive
Last updated: 23 Tetor, 2025
Share

Një moment i veçantë për artin shqiptar në skenën ndërkombëtare ka ndodhur në Londër. Artisti nga Kosova, Jakup Ferri, është takuar me Madhërinë e Tij, Mbretin Charles III, në një pritje të organizuar në St James’s Palace, një nga rezidencat mbretërore më të njohura të Londrës.

Në këtë event, i zhvilluar në kuadër të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar priti figura krijuese dhe bashkëpunëtorë nga i gjithë rajoni, ku Ferri u përzgjodh për të ekspozuar veprat e tij artistike përkrah përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë.

Në postimin e tij në Instagram, Ferri shkruan se ishte “nder i madh të takonte Mbretin Charles III dhe të ekspozonte punën e tij në St James’s Palace”, duke i shprehur mirënjohje British Council për ftesën në këtë ngjarje të jashtëzakonshme.

Jakup Ferri, i lindur në Prishtinë në vitin 1981, është një nga artistët më të vlerësuar bashkëkohorë nga Kosova. Ai njihet për stilin e tij të veçantë figurativ, ku ndërthur elemente të artit popullor me vizatime naive e ngjyra të gjalla. Punimet e tij përfshijnë piktura, vizatime dhe tapiceri të endura, të cilat janë prezantuar në ekspozita të rëndësishme si Bienalja e Venecias 2022, Kunstmuseum Luzern në Zvicër dhe EMΣT – National Museum of Contemporary Art në Athinë.

Pjesëmarrja e Ferrit në këtë ngjarje me Mbretin Charles III përbën një tjetër sukses për artin kosovar, duke e vendosur emrin e tij në mesin e krijuesve më të respektuar të rajonit në arenën ndërkombëtare.

/Prive By Liberta Spahiu

View this post on Instagram

A post shared by Jakup Ferri (@jakup.ferri)

 

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Xhensila ka një fjalë për Ledrin
Next Article Egla reagon sërish: ‘Ma hiqni edhe rrogën, nuk më bën syri tërr’
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Sfida e madhe para BBVK4, Dini e Olsa ndajnë këto detaje

Afrimi i vjeshtës nënkupton mes tjerash edhe rikthimin në…

Writen by
Prive
10 Shtator, 2025
Yjet

‘Natën’ nga Nora Istrefi dhe Muma!

Ashtu siç e paralajmëruan, Nora Istrefi dhe Muma kanë…

Writen by
Prive
25 Maj, 2025
Yjet

Capital T humb personin e ngushtë të familjes, ndan fjalët lamtumirëse

Sot është një ditë e kobshme për Capital T…

Writen by
Prive
27 Maj, 2025
Yjet

Kiara Tito befason ndjekësit – Shfaqet me pamje krejtësisht të re

Moderatorja  e njohur shqiptare, Kiara Tito, ka surprizuar ndjekësit…

Writen by
Prive
8 Korrik, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Kolagjeni, sekreti i forcës dhe elasticitetit të trupit
12 Mars, 2026
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, ja kur del para gjykatës
12 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?