Britney Spears ka surprizuar sërish ndjekësit e saj me një postim të fundit në Instagram, ku ka folur hapur për traumën që ka kaluar nga trajtimi i familjes së saj.
Përmes një mesazhi të gjatë dhe emocional, këngëtarja theksoi se dëshira njerëzore për lidhje dhe afërsi është jetike, por në rastin e saj, familja e përdori izolimin si një formë “ndihme”, gjë që ajo e quan plotësisht të gabuar.
Ylli i pop-it u shpreh se ndihet me fat që ka mbijetuar pas gjithçka që ka kaluar në duart e njerëzve të saj të afërt. Edhe pse ajo përmendi se mund të falë si qenie njerëzore, theksoi se nuk do të harrojë kurrë. Sipas Britney-t, familjarët e saj nuk do të marrin kurrë përgjegjësi për veprimet e tyre, gjë që e bën atë të ndihet ende e frikësuar prej tyre.
Britney u shpreh se familjarët e saj gabuan kur menduan se “ta ndihmosh do të thotë ta izolosh”. Ajo shtoi:
“Jam jashtëzakonisht me fat që jam ende gjallë duke parë se si më ka trajtuar familja ime.”
Pavarësisht toneve të rënda mbi të kaluarën, Britney u përpoq të kthente vëmendjen te jeta e saj e tanishme. Ajo tregoi se po gjen ngushëllim te gjërat e thjeshta, si gatimi i një cheesecake-u, të cilin e ndau me fqinjin e saj. Kjo pjesë e postimit tregon përpjekjen e saj për të ndërtuar një jetë normale dhe sociale larg kontrollit të dikurshëm.
Në fund të mesazhit, ajo sqaroi edhe mungesën e videove të saj të famshme me kërcime. Këngëtarja zbuloi se nuk ka mundur të kërcejë prej një muaji pasi ka thyer gishtin e këmbës dy herë radhazi. Ky detaj shpjegon qetësinë e pazakontë në profilin e saj, ku zakonisht dominon energjia e lëvizjeve të saj. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


