Joz Marku duket se ka vendosur që pas festimeve të 30-vjetorit të tij, të bëjë një ndryshim rrënjësor që i la të gjithë pa fjalë. Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, ka paketuar valixhet për një arratisje luksoze në Punta Cana.
Por, ajo që ka “ndezur” rrjetin nuk janë vetëm pamjet përrallore nga rëra e bardhë, por pamja e re e këngëtarit.
Jozi është shfaqur krejtësisht “tullac”, një look ky që nuk e kishim parë gjatë rrugëtimit të tij televiziv. Me sa duket, dekada e re e jetës ka kërkuar një “reset” total, dhe ku ka më mirë se në Republikën Dominikane për të prezantuar këtë version të ri.
Këngëtari, që tashmë po e quan veten me shaka “Jozinho”.



