Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Ka një arsye pse Miley nuk heq dorë nga fustani i takimit me ish-burrin
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Ka një arsye pse Miley nuk heq dorë nga fustani i takimit me ish-burrin
Yjet

Ka një arsye pse Miley nuk heq dorë nga fustani i takimit me ish-burrin

Written by:
Prive
Last updated: 26 Shtator, 2025
Share

Këngëtarja pop Miley Cyrus, e cila aktualisht është në një lidhje me bateristin Maxx Morando, ka folur për lidhjen emocionale që ka me disa nga veshjet e saj në një intervistë të re për Vogue, në kuadër të bashkëpunimit me Maybelline.

Ajo tregoi se po organizon veshjet, çmimet dhe kujtimet që ka mbledhur ndër vite, duke krijuar një “stendë të trashëgimisë” – një përzgjedhje pamjesh nga çdo epokë të jetës që dëshiron të kujtohet për to.

“Çdo epokë që kam kaluar nuk është një rol apo veshje – por një kapitull i rritjes sime, një evoluim i ndjeshëm dhe i ndërtuar me kohë,” – u shpreh ajo.

Ndër këto faza përfshihet edhe lidhja me Liam Hemsworth, me të cilin u njoh në vitin 2009, gjatë xhirimeve të filmit The Last Song. Romanca e tyre nisi pas xhirimeve, dhe pas një marrëdhënieje të trazuar, u fejuan në 2012, por e ndërprenë fejesën një vit më pas. U ribashkuan në 2016, u martuan në 2018, dhe në gusht 2019, Hemsworth kërkoi divorcin.

Edhe pse përplot ngjarje në një dekadë, Cyrus ka theksuar se nuk dëshiron t’i fshijë ato kujtime.

“Kam ende fustanin që kisha kur e takova për herë të parë, edhe atë që vesha në takimin tonë të parë. Kam ruajtur letra dhe sende të tjera. Dua t’i kujtoj këto momente të bukura, por për shkak se janë edhe intime edhe publike, është e vështirë të vendos çfarë të ndaj dhe çfarë të mbaj për vete.”

Ajo shtoi:

“Këto gjëra fizike janë të përjetshme – dhe kjo është diçka që më pëlqen edhe te Maybelline. Është një emër ikonë, i pranishëm në çdo familje, dhe i lidhur me epokat që dua dhe i nderoj.”

Pas ndarjes nga Hemsworth, ylli i Hannah Montana nisi lidhjen me Maxx Morando në 2021, pasi u njohën në një takim “të verbër”.
Morando është gjashtë vite më i ri se Miley, por ajo ka treguar për Harper’s Bazaar në vitin 2024 se janë shumë të ngjashëm:

“Thjesht nuk e marrim jetën shumë seriozisht,” – tha ajo. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Malisheva bëhet temë në ‘Për’Puthen’, konkurrentja nuk i beson djalit nga ky qytet
Next Article Zbulohet çka ndodhi në prapaskenat ku u takuan Xheneta dhe Egli?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

“Unë jam i thyer!” – Justin Bieber shpërthen në rrjete sociale dhe pranon problemet me zemërimin

Justin Bieber ka tronditur rrjetin me një reagim emocional…

Writen by
Prive
17 Qershor, 2025
Yjet

Ndryshim i dukshëm, Sara Hoxha zmadhon gjoksin

Një ndër influencerët më të ndjekura në Kosovë e…

Writen by
Prive
16 Mars, 2025
Yjet

Në moshën 70-vjeçare, Bruce Willis nuk e kujton më që ka qenë një aktor i famshëm

Ikona e ekranit amerikan, aktori i famshëm Bruce Willis,…

Writen by
Prive
22 Korrik, 2025
Yjet

Ish-‘Përputhësi’ ndahet nga e fejuara, gjen shpejt tjetrën

Ish-konkurrenti i reality-show “Për’puthen”, Albi Dhima, ka befasuar ndjekësit…

Writen by
Prive
6 Shtator, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?