Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: ‘Kam dështuar si shembull’, Adeyemi reagon pas gjobës gjysmëmilionëshe
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > ‘Kam dështuar si shembull’, Adeyemi reagon pas gjobës gjysmëmilionëshe
Yjet

‘Kam dështuar si shembull’, Adeyemi reagon pas gjobës gjysmëmilionëshe

Written by:
Prive
Last updated: 19 Nëntor, 2025
Share

Futbollisti i yllit të Borussia Dortmund dhe partneri i reperes Loredana, Karim Adeyemi, ka vendosur të thyejë heshtjen pas titujve të bujshëm që pushtuan mediat gjermane ditët e fundit.

Pas raportimeve se futbollisti është gjobitur me një shumë marramendëse prej rreth 450 mijë eurosh, Adeyemi ka bërë një reagim publik në Instagram për të sqaruar situatën e pazakontë që e çoi në këtë pikë.

“Mystery Box” që i hapi telashe me ligjin

Përmes një ‘Instastory’, Adeyemi ka shpjeguar se gjithçka nisi nga një pakujdesi në fillim të vitit 2024. Ai pranon se kishte porositur online një të ashtuquajtur “Mystery Box” (Kuti Misterioze) në “Darknet”, pa e menduar gjatë pasojën.

“Në fillim të vitit 2024, nga pakujdesia dhe pa u menduar mirë, porosita një ‘Mystery Box’ në internet. Brenda saj kishte objekte që sipas ligjit për armët nuk lejohen,” – shkruan futbollisti.

Ai sqaron më tej se pakoja kishte mbërritur shumë muaj më vonë dhe, krejt rastësisht, kishte përfunduar e pahapur në duart e policisë.

Pendimi publik: “Kam dështuar si shembull”

Adeyemi nuk e ka fshehur pendimin për këtë veprim, duke e pranuar se kjo situatë i ka kushtuar shtrenjtë – si financiarisht, ashtu edhe moralisht.

“Ishte një gabim i madh. Një gabim për të cilin më vjen shumë keq, që më ka kushtuar shumë dhe për të cilin pendohem thellësisht,” shprehet ai.

Futbollisti gjithashtu ka prekur aspektin e përgjegjësisë së tij si figurë publike:

“E di që jam në vëmendjen e publikut dhe kam një funksion si shembull. Në këtë rast, nuk e kam përmbushur atë. Pikërisht për këtë më dhemb edhe më shumë që kam vepruar me kaq pakujdesi.”

Në përmbyllje, partneri i Loredanës ka premtuar se ka mësuar nga ky gabim dhe se situata të tilla nuk do të përsëriten në të ardhmen, duke falënderuar ata që vazhdojnë ta mbështesin. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article ‘Baba po vjen’, çka po paralajmëron Labinot Rexha
Next Article Melinda ndryshon prefiks, feston ditëlindje magjike në Paris
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Këta janë njerëzit më me ndikim të vitit 2025

TIME ka zbuluar listën e vitit 2025 të 100…

Writen by
Prive
16 Prill, 2025
Yjet

Ky është seriali më i ndjekur aktualisht në Netflix!

Drama e fundit e Netflix ‘Adolescence’ është bërë një…

Writen by
Prive
19 Mars, 2025
Yjet

Dalin pamjet e lamtumirës për Linda Imamin

Kanë dalë pamjet nga lamtumira e fundit e moderatores…

Writen by
Prive
9 Shtator, 2025
Yjet

Si po ecën martesa e Adelinës? Ky detaj tregon shumë!

Jo rrallë herë këngëtarja shqiptare nga Maqedonia e Veriut,…

Writen by
Prive
19 Shkurt, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?