Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Kaos në shtëpinë e BBVK: Tension i madh mes Albës, Dolces e Benitës
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Kaos në shtëpinë e BBVK: Tension i madh mes Albës, Dolces e Benitës
Yjet

Kaos në shtëpinë e BBVK: Tension i madh mes Albës, Dolces e Benitës

Written by:
Prive
Last updated: 25 Dhjetor, 2025
Share

Shtëpia e Big Brother VIP Kosova është përfshirë nga tensione të larta pasditen e sotme, duke thyer qetësinë e zakonshme para spektaklit.

Ndërkohë që banorët pritej të bëheshin gati për Darkën e të Nominuarve – e cila sonte mbledh të gjithë shtëpinë rreth tryezës dhe jo vetëm të rrezikuarit – situata ka dalë jashtë kontrollit me provokime dhe kontakte fizike.

 Dinamika nisi nga Alba, e cila ka vendosur të provokojë disa prej banorëve duke i lagur me një shishe sprucoje (sprej) të mbushur me ujë. Ajo që nisi si një ngacmim, u përshkallëzua shpejt në agresivitet.

Fillimisht, Benita zgjodhi një qasje indiferente dhe provokuese, duke deklaruar me qetësi se “lagia me ujë e bën më seksi”. Megjithatë, situata ndryshoi drastikisht me ndërhyrjen e Dolces.

Ndryshe nga Benita, Dolce nuk e ka toleruar veprimin e Albës. Ajo ka reaguar fizikisht duke e shtyrë Albën me forcë, e cila shihet duke u rrëzuar mbi krevat nga impakti.

Pas këtij momenti, tensioni u rrit edhe më tej kur Benita u rikthye në situatë, kësaj radhe duke i hedhur ujë Albës, tashmë të rrëzuar.

Këto skena, të cilat shikuesit i kanë cilësuar si bullizim dhe dhunë, vijnë në momentin më të papërshtatshëm. Me “Prime-n” që zhvillohet nesër, produksioni ka të gjithë kohën e nevojshme për të shqyrtuar pamjet.

Përplasja fizike e Dolces dhe provokimi i vazhdueshëm i Albës ngrenë pikëpyetje të mëdha: A do të ketë përjashtime apo dënim automatik?

Mbetet për t’u parë nëse ky incident do të jetë kryefjala e diskutimit në tryezën e tensionuar të darkës së sotme, apo nëse “Vëllai i Madh” do të marrë masa para se të nisë spektakli i nesërm. /Prive By Liberta Spahiu

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Bleona Qerreti dhe Bes Kallaku krah njëri-tjetrit për Krishtlindje!
Next Article Pas shumë kohësh, vjen foto e re fundviti e Gjestit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Kritikat për Adelinën në rastin e Shpatit, flet Ema Ismaili

Mbrëmë në RTV Dukagjini, paneli përkujtimor për Shpat Kasapin…

Writen by
Prive
5 Dhjetor, 2025
Yjet

Jorit i ndodh e papritura, detyrohet të thërrasë helikopterin në Maldive

Modelja dhe influencuesja Jori Delli ka përjetuar një moment…

Writen by
Prive
23 Nëntor, 2025
Yjet

Thumb i hapur, Vivien tallet keq me Mozzik dhe Getinjon?

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, edicioni i parë,…

Writen by
Prive
11 Korrik, 2025
Yjet

Befasi nga Trump: Mund të falë Diddy’n pavarësisht akuzave për trafikim seksual?

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të premten se do…

Writen by
Prive
31 Maj, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?