Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Kapitull i ri për Selvijen me mesazh të fortë për Shpatin
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Kapitull i ri për Selvijen me mesazh të fortë për Shpatin
Yjet

Kapitull i ri për Selvijen me mesazh të fortë për Shpatin

Written by:
Prive
Last updated: 26 Gusht, 2025
Share

Koha pas ndarjes duket se ka qenë një periudhë reflektimi dhe rilindjeje për Selvijen.

Në foton e saj të ditëlindjes, ajo ka ndarë një postim të gjatë në Instagram, i cili ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe është interpretuar si një “thumb” i drejtpërdrejtë për ish-partnerin, këngëtarin Shpat Kasapi.

“Kjo ditëlindje më gjeti në një qetësi dhe paqe absolute, të nevojshme prej shumë kohësh për mua. E festova me njerëz që më duan sinqerisht dhe e dinë sa vlejë. Është shumë bukur të rrethohesh me njerëz që të duan thjesht për atë që je!” – shkruan Selvija në një pjesë të postimit.

Më tej, ajo thekson se tashmë është “arkitektja e jetës së saj” dhe nuk pranon më “manipulime, gënjeshtra e tradhti”, fjalë që për shumë ndjekës kanë qenë një mesazh i koduar për Kasapin, me të cilin lidhja e saj përfundoi mes thashethemeve për probleme të shumta.

Në shënimin e saj, Selvija ndalet edhe tek roli i saj si nënë, duke thënë se prioriteti i vetëm në jetë mbetet djali i saj, Roeli.
“Roeli do të rritet në një shtëpi të qetë, të ngrohtë dhe me dashuri.

Do t’i mësohet çfarë do të thotë të kesh parime dhe respekt për veten. Një familje e lumtur mund të jetë edhe vetëm mami me djalin e saj!” – shkruan ajo.

Selvija shpjegon se kjo ditëlindje nuk ishte si çdo tjetër, por një kapitull i ri në jetën e saj, ku shumë pak njerëz do të kenë akses. “Jo çdokush meriton të hyjë në jetën e dikujt që kërkon sinqeritet, respekt dhe qetësi shpirtërore”, thekson ajo.

Ndër të tjera, Selvija shprehet mirënjohëse për çdo gjë të vogël në jetë, duke u shfaqur më e fortë dhe më e vendosur se kurrë për të mos e humbur veten dhe për të mos e lejuar që zemra e saj të shkelet më.

Ky mesazh i fuqishëm është komentuar gjerësisht nga ndjekësit dhe fansat, të cilët e kanë përgëzuar për forcën dhe guximin. Por njëkohësisht, shumë prej tyre nuk e kanë fshehur bindjen se fjalët e saj janë një thumb i hapur ndaj Shpat Kasapit, duke lënë të nënkuptohet se ajo tashmë është e lirë dhe po jeton më e qetë se kurrë. /Prive By Liberta Spahiu

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Selvije Jao (@selvije.jao)

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article U hapën dyert e shtëpisë, 25 vite pas Diola takohet me familjen kosovare
Next Article Elira, mbesa e Shyhretes merr propozimin përrallor
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

‘Shko ndrequ, jo si vorr’ Iliriana i kthehet komentueses

Këngëtarja e njohur Iliriana Sadriu ka ndarë me ndjekësit…

Writen by
Prive
11 Gusht, 2025
Yjet

Fifi: Kam frikë ta them që jam tekstshkruese

Këngëtarja dhe kompozitorja e njohur, Fifi, gjatë një paraqitjeje…

Writen by
Prive
Prive
1 Maj, 2025
Yjet

Pas largimit nga “FermaVIP”, Alba poston foto me Limin

Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, dy prej figurave më…

Writen by
Prive
15 Maj, 2025
Yjet

Gjesti ‘selam’ Stresit nga koncerti? Kjo është e vërteta!

Në rrjete sociale po qarkullon një video e Gjestit…

Writen by
Prive
5 Gusht, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?