Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Kaq është pasuria e Edona Llalloshit!
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Kaq është pasuria e Edona Llalloshit!
Yjet

Kaq është pasuria e Edona Llalloshit!

Written by:
Prive
Last updated: 17 Korrik, 2025
Share

Deputetja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, ka dorëzuar deklarimin e pasurisë më 19 prill 2025 me rastin e marrjes së detyrës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke ofruar një pasqyrë të detajuar të gjendjes së saj financiare dhe pronësore.

Sipas deklarimit të dorëzuar më 29 prill, Llalloshi posedon dy vetura luksoze të markës Mercedes-Benz, të blera përmes leasingut (qirasë financiare) në vitin 2023. Njëra nga veturat ka vlerë 72 mijë euro, ndërsa tjetra 36 mijë euro, duke reflektuar stilin e saj të jetesës që shpesh është në vëmendje të publikut.

Në aspektin e pasurive të paluajtshme, interpretuesja e hitit “Ditë për ditë” ka deklaruar një banesë me sipërfaqe 139.48 metra katrorë, të blerë përmes kredisë në vitin 2015 me vlerë 95 mijë euro, si dhe një kat shtëpie prej 168 metrash katrorë, e trashëguar më herët dhe e blerë në vitin 2019 me vlerë të deklaruar 218,400 euro. Në raportin financiar të siguruar nga Telegrafi figurojnë edhe dy kredi aktive në Raiffeisen Bank, të cilat janë marrë për nevoja familjare. Shuma totale e këtyre kredive kap vlerën prej mbi 83 mijë euro, ndërsa vlera e mbetur aktuale është rreth 49 mijë euro.

Ndërkohë, si artiste profesioniste, Llalloshi ka deklaruar të ardhura dhe para të gatshme në disa llogari bankare dhe në cash. Në total, ajo ka rreth 13 mijë euro kursime, përfshirë edhe 8 mijë euro të ndara në dy llogari bankare në emër të fëmijëve të saj, të cilët jetojnë me të në bashkësi familjare. Një tjetër detaj që bie në sy është se ajo është pronare e vetme (100%) e kompanisë “Edona Band SH.P.K.”, të regjistruar më 27 dhjetor 2024 me një kapital fillestar prej 1 mijë euro.

Në pjesën e të ardhurave vjetore, Llalloshi ka deklaruar se nuk ka përfituar ende paga si deputete, meqë ky është mandati i saj i parë dhe institucionet nuk janë funksionalizuar plotësisht gjatë periudhës fillestare të mandatit. Ky është një prej deklarimeve më të detajuara të ndonjë artisti që është pjesë e jetës politike në Kosovë, duke hedhur dritë mbi mënyrën se si figura publike menaxhojnë pasurinë e tyre në përputhje me detyrimet ligjore dhe transparencën publike. /Telegrafi/

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Dafina dhe Kreshniku bëhen prindër, ky është emri i veçantë
Next Article Kolegët e punës kapen në tradhti para syve të botës, ja çka ndodhi pas
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

“Është divorc, jo rrëmbim” – Kim tregon të vërtetën e dhimbshme për Kanye dhe fëmijët

Në premierën e sezonit të 7-të të “The Kardashians”,…

Writen by
Prive
23 Tetor, 2025
Yjet

“Partneri +50 vjeç”, Egli ‘nuk kursen’ pas aludimeve për lidhje

Pasi në rrjet qarkulluan disa pamje ku ish-banorja e…

Writen by
Prive
13 Gusht, 2025
Yjet

YSABEL SOCIETY – Prishtina me rooftop-in më madhështor në Ballkan

I pozicionuar në rooftop-in e hotelit Courtyard by Marriott…

Writen by
Prive
16 Shtator, 2025
Yjet

“Të dua”, kënga që po prek zemrat e çdo çifti! Duhet ta dëgjoni me patjetër

Albina Kelmendi, një nga zërat më të fuqishëm të…

Writen by
Prive
2 Korrik, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Deklarata e nënës, familja e Mateos me reagim për Brikenën dhe familjarët e saj
26 Janar, 2026
‘S’bëhet ajo punë’, pse i ‘hëngri’ Gimbo fjalët e veta për dy muaj për BBV
25 Janar, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?