Sot është një ditë feste për një nga vajzat më të bukura dhe më të dashura të ekranit e showbiz-it shqiptar!
Modelja e njohur dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 1”, Gresa Hoti, feston ditëlindjen, duke mbushur sot plot 29 pranvera.
View this post on Instagram
E njohur prej vitesh për karrierën e saj të suksesshme si modele, Gresa arriti të bënte për vete një publik të tërë gjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Në këtë ditë të veçantë, rrjetet e saj sociale janë mbushur plot me dashuri. Që në orët e para të mesnatës, profili i Gresës është “pushtuar” nga urime të panumërta nga miqtë e ngushtë, por edhe emra të njohur që e ndjekin dhe e mbështesin vazhdimisht.
Me një karrierë të suksesshme që vazhdon të rritet, bukuri natyrale dhe një pozitivitet që e transmeton te të gjithë, Gresa po e shijon në maksimum këtë kapitull të ri të jetës.
Edhe 100 pranvera të tjera të lumtura dhe plot suksese për Gresën! /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


