Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Këngëtari i njohur diagnostifikohet me sëmundjen e rrallë
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Këngëtari i njohur diagnostifikohet me sëmundjen e rrallë
Yjet

Këngëtari i njohur diagnostifikohet me sëmundjen e rrallë

Written by:
Prive
Last updated: 1 Gusht, 2025
Share

Ylli i njohur i muzikës pop Justin Timberlake, ka zbuluar se është diagnostikuar me sëmundjen Lyme.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi emocional në Instagram, ku kujtoi përfundimin e turneut të tij “Forget Tomorrow” që u mbyll në Turqi ditën e mërkurë.

“Sëmundja Lyme mund të jetë rraskapitëse pa mëshirë, si mendërisht ashtu edhe fizikisht,” shkroi ai.

Këngëtari i hitit “SexyBack” pranoi se, si një person me natyrë të rezervuar, kishte menduar ta ndërpriste turneun pas diagnozës, por vendosi të vazhdonte: “Vendosa që gëzimi që më jep performanca ia vlen shumë më shumë sesa stresi i përkohshëm që ndiente trupi im. Jam shumë i lumtur që vazhdova.”

Sëmundja Lyme transmetohet nga rriqrat Ixodes (të njohura si rriqrat e drerit) dhe mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin, probleme neurologjike, dhimbje artikulare dhe të tjera. Në shumicën dërrmuese të rasteve, ajo trajtohet me sukses përmes antibiotikëve.

“Me të vërtetë nuk e di çfarë më pret në skenë në të ardhmen, por gjithmonë do ta çmoj këtë rrugëtim! Dhe të gjitha të mëparshmet! Ka qenë legjendare për mua,” shtoi Timberlake në postimin e tij.

Gjatë turneut, këngëtari anuloi dhe shtyu disa koncerte për shkak të problemeve shëndetësore si bronkiti dhe laringiti. Ai shtyu gjashtë koncerte në SHBA që ishin planifikuar për tetor dhe nëntor, për në muajin shkurt, ndërsa koncerti i fundit i turneut në Ohio u anulua për shkak të gripit.

Fituesi i 10 çmimeve Grammy e mbylli postimin duke falënderuar bashkëshorten e tij, aktoren Jessica Biel, dhe dy djemtë e tyre, Silas dhe Phin: “Asgjë nuk është më e fuqishme sesa dashuria juaj pa kushte. Ju jeni zemra dhe shtëpia ime. Jam rrugës për tek ju.” /Prive By Liberta Spahiu

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Justin Timberlake (@justintimberlake)

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Përplasen hapur Don Xhoni dhe Noizy
Next Article Dueti surprizë mes tre artistëve shqiptarë po vjen!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Don Xhoni i kthehet Jozit pas ‘thumbit’ për Loredanën!

Së fundmi, rrjetet sociale janë ndezur nga një reagim…

Writen by
Prive
24 Korrik, 2025
Yjet

Blero krah partneres së re, bën dedikimin e papritur

Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka ndezur sërish kureshtjen…

Writen by
Prive
2 Shtator, 2025
Yjet

‘Bul*sh, prapanicën…’, eskalon keq mes Big Mamës e Yllit

Edhe pse jemi në prag të finales së Ferma…

Writen by
Prive
7 Qershor, 2025
Yjet

Më në fund, Vesa ndan momentin krah Mirlindit

Një nga lidhjet më të përfolura të momentit, ajo…

Writen by
Prive
17 Tetor, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

“Serbja” e Labit bën lëvizjen e papritur: Kërkon vota për Elijonën
15 Shkurt, 2026
Për Landin e West Side Family, Selin është një gjarpër!
15 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?