Nicole Scherzinger dhe i fejuari i saj, Thom Evans, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas shtatë vitesh së bashku, duke ndërprerë kështu edhe fejesën.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-lojtari i ragbit, 41-vjeçar, përmes një deklarate të publikuar në Instagram, ku ka ndarë me ndjekësit lajmin për përfundimin e romancës së tyre.
Ai ka treguar se ndarja nuk ishte ajo që kishte shpresuar, megjithatë ka theksuar se e respekton vendimin e këngëtares.
Në deklaratën e tij, Evans është ndalur edhe te vitet që kanë kaluar së bashku, duke e përshkruar lidhjen e tyre si shtatë vite të mbushura me
“Dashuri, përkushtim dhe besim në një të ardhme së bashku”.

Pavarësisht përfundimit të lidhjes, ish-ragbisti ka zgjedhur t’i referohet me fjalë të mira kohës së kaluar me këngëtaren, 48-vjeçare, duke e mbyllur deklaratën me urimet më të mira për të në vazhdim. /Prive By LS
View this post on Instagram


