Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Kida, Kida ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për të uruar personin më të rëndësishëm në jetën e saj, nënën e saj Valentina Latifi.
Përmes një kolazhi fotosh plot stil dhe dashuri, Kida nuk i ka kursyer fjalët më të ndjera për ta përshkruar marrëdhënien e ngushtë që gëzon me të ëmën, duke e konsideruar atë si udhërrëfyesen e saj kryesore në jetë.
“Urime ditëlindjen mbretëresha ime, shoqja ime më e mirë, modeli im, dhe nëna më e mirë në botë. Jam personi më fatlum që të kam ty si mami. Të uroj gjithë të mirat dhe shpresoj që do të jesh me mua gjatë gjithë jetës sime. Të dua më së shumti,” – ishin fjalët emocionuese që këngëtarja zgjodhi për këtë ditë festive.
Ky dedikim i ndjerë tregon edhe një herë lidhjen e fortë që artistja ka me familjen, duke i lënë vend vetëm dashurisë dhe mirënjohjes në këtë ditë festive. Edhe 100 vite të lumtura për nënën e Kidës! /Prive By Liberta Spahiu



