Kim Kardashian bëri debutimin e saj në podcast-in “Call Her Daddy” më 15 tetor, ku foli për marrëdhënien me Kanye West dhe jetën pas ndarjes.
“Kam një problem që kujtoj vetëm të mirat,” tha ajo.
“Jam një person që fal lehtë, por qëkur jam divorcuar, nuk kam pasur më marrëdhënie toksike. Kur rritesh, thjesht nuk duron më gjëra që të dëmtojnë.”
Divorci i çiftit u finalizua në nëntor 2022, pas kërkesës së Kim në fillim të vitit 2021. Ata ishin martuar në maj 2014, dhe pas ndarjes, Kim pati një lidhje me Pete Davidson (tetor 2021 – gusht 2022).
“Kur dikush kalon krizën e parë mendore, do ta ndihmosh,” tha ajo për Kanye-n.
“Por ai nuk ishte i gatshëm të ndryshonte. Ishte e vështirë të largohesha, por kur shëndeti im mendor u ndikua dhe nuk mund të isha më prind siç duhet, duhej ta shpëtoja veten për t’u bërë një nënë më e mirë.”
Kim tha se vendimi ishte për të mirën e fëmijëve — North (12), Saint (9), Chicago (7) dhe Psalm (6) — duke shtuar: “Kur të rriten, do ta kuptojnë pse e bëra.”
Ajo tregoi me humor se North i kërkon të rimartohet: “Më thotë: ‘Mami, po bëhesh shumë e vjetër dhe askush s’do të durojë këtë.’”
Megjithatë, Kim theksoi se martesa e saj me Kanye “nuk ishte dështim”: “Një marrëdhënie që zgjat mbi një dekadë dhe katër fëmijë të mrekullueshëm nuk mund të quhet dështim.”
Ajo kujtoi edhe periudhat e vështira me reperin, përfshirë deklaratat e tij kundër familjes së saj dhe sjelljet e paparashikueshme:
“Kthehesha në shtëpi dhe makinat tona luksoze ishin zhdukur, sepse ai i kishte dhuruar miqve gjatë një episodi.”
Një përfaqësues i West nuk ka komentuar. Ai ka pranuar publikisht se vuan nga çrregullimi bipolar, pas një “emergjence psikiatrike” në 2016 dhe albumit Ye (2018).
Kim, e dyta nga motrat Kardashian që ftohet në “Call Her Daddy”, po përgatitet për sezonin e 7-të të The Kardashians (23 tetor, Hulu) dhe për serialin e saj të ri “All’s Fair” (4 nëntor), ku luan krah Naomi Watts, Glenn Close, Sarah Paulson, Niecy Nash-Betts dhe Teyana Taylor.
Në një klip paraprak, ajo zbulon se ka marrë një “telefonatë nga hetuesit” që i treguan se “dikush shumë afër saj kishte vënë një urdhër për ta eliminuar”, duke përshkruar sezonin e ri si “një përvojë ndryshe — mes vështirësive dhe momenteve të gëzueshme.”
/Prive By Liberta Spahiu