Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: “Kishim parandjenjë, u shqetësuam si familje” – Nëna e Shpatit zbulon detajin prekës
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > “Kishim parandjenjë, u shqetësuam si familje” – Nëna e Shpatit zbulon detajin prekës
Yjet

“Kishim parandjenjë, u shqetësuam si familje” – Nëna e Shpatit zbulon detajin prekës

Written by:
Prive
Last updated: 2 Dhjetor, 2025
Share

Në Akademinë Përkujtimore të mbajtur sot në Çair, nëna e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Gjylymsere Kasapi, ka përlotur të gjithë të pranishmit me fjalët e saj të ndjera. Ajo e nisi fjalimin duke falënderuar mikun e familjes, kryetarin e sapozgjedhur të Çairit, Izet Mexhitin, për organizimin e këtij nderimi.

“Faleminderit zotëri Izet Mexhiti, miku im, që organizove këtë eveniment për nder të humbjes së madhe të shpirtit tim, gjysmës së shpirtit tim, Shpatit,” tha ajo mes dëshpërimit.

Pavarësisht karrierës së gjatë në arsim, ajo rrëfeu se përballë kësaj humbjeje, fjalët i kishin humbur peshën.

“Sot do thoni pse nuk jam në gjendje të flas. 22 vjet kam ligjëruar, por sot ndjej një emocion që kurrë në jetë nuk e kam ndjerë. Dhe e dinë të gjitha nënat që e kanë humbur fëmijën e vet.”

Megjithatë, mes dhimbjes, ajo u shpreh krenare për dashurinë masive që publiku kishte për djalin e saj, një dashuri që ajo thotë se nuk e kishte kuptuar plotësisht sa e madhe ishte deri më sot.

“Në një aspekt tjetër, jam shumë krenare dhe e lumtur që paskam lindur një djalë, jo vetëm i imi, por i të gjithë juve. Ju e paskeni dashur dhe unë nuk e kam ditur që e keni dashur kaq shumë.”

Momenti më rrëqethës ishte kur ajo zbuloi se viti i fundit i jetës së Shpatit nuk kishte qenë i lehtë, duke treguar se familja kishte jetuar me një ankth të pashpjegueshëm.

“Le të prehet në paqe. Le të jetë i qetë atje, pasi vitin e fundit nuk ka qenë i qetë. Kjo ka qenë parandjenjë e gjithë neve që jemi shqetësuar si familje.”

Në mbyllje, ajo bëri një lutje prekëse për anëtarët e tjerë të familjes, të cilët i quajti arsyeja që e mbajnë ende në jetë.

“E lus Zotin, me lutjet e mia më të fuqishme që të më ruajë fëmijët e tjerë, dritat e syve: Albinin, Jehonën, nipërit, mbesat, Roelin dhe Selvijen, që do më mbajnë të gjallë nëse jam në jetë tutje. Le të prehet në lulet e xhenetit,” përfundoi ajo.

Shpat Kasapi u përcoll për në banesën e fundit të dielën në Tetovë, duke lënë pas një trashëgimi të pasur muzikore dhe një familje të pikëlluar.

/Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article ‘Nuk e di si do ti tregoj’, Selvija thyen heshtjen pasi i dha lamtumirën Shpatit
Next Article Prisni pak, Bebe Rexha po vjen me këngë shqip?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Kënga që nuk do ndaloni së dëgjuari! “A je” vjen nga Sinani

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të këngës "Diell për mu",…

Writen by
Prive
13 Qershor, 2025
Yjet

Sekretet për flokë me më shumë volum – Çfarë duhet të përdorni dhe si!

Flokët pa volum janë një shqetësim i zakonshëm për…

Writen by
Prive
5 Mars, 2025
Yjet

Pas ndarjes, Lela merr këtë vendim për veten e saj

Vetëm pak ditë pasi u konfirmua ndarja mes çiftit…

Writen by
Prive
28 Tetor, 2025
Yjet

Astrologjia e thotë: Çfarë do të ndryshojë në jetën tënde sot?

Horoskopi ditor i shenjës suaj të horoskopit për të…

Writen by
Prive
26 Shkurt, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?