Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: ‘Klondrimi’ mbërrin deri në Brazil, ja çka shkruajnë faqet për djemtë e BBVK
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > ‘Klondrimi’ mbërrin deri në Brazil, ja çka shkruajnë faqet për djemtë e BBVK
Yjet

‘Klondrimi’ mbërrin deri në Brazil, ja çka shkruajnë faqet për djemtë e BBVK

Written by:
Prive
Last updated: 13 Dhjetor, 2025
Share

Jehona e Big Brother VIP Kosova 4 duket se ka kaluar jo vetëm kufijtë e Ballkanit, por edhe oqeanin. Së fundmi, dinamikat e shtëpisë më të famshme në Kosovë kanë përfunduar në “radarët” e faqeve të specializuara për reality shows në Brazil.

Shkak për këtë është bërë afrimiteti i shumëdiskutuar mes dy banorëve të këtij edicioni, Klodian Mihaj dhe Londrim Mekaj.

Faqja e njohur braziliane në Instagram, @brinkscomfogo, e cila ndiqet nga fansa të zjarrtë të formateve si “Too Hot To Handle” (Brincando com Fogo), i ka kushtuar një postim të veçantë dyshes shqiptare.

Pse njihet Klodiani në Brazil?

Në postim, Klodianit i referohen si “ex-foguinho”. Ky term vjen nga titulli portugez i emisionit të Netflix, “Brincando com Fogo”. Klodiani ka qenë protagonist në Too Hot To Handle Italia (që u transmetua globalisht në Netflix në verën e vitit 2025), gjë që i ka dhënë atij njohje ndërkombëtare, përfshirë edhe audiencën braziliane.

Nën titullin “Eita Eita!! A kemi një çift të ri në zonë?”, faqja braziliane shkruan:

“Ish-foguinho Klodian Mihaj (nga THTH Italia), i cili është pjesë e kastit të sezonit të ri të Big Brother VIP Kosova, ka tërhequr shumë vëmendje në ‘aplikacionin fqinj’, për shkak të afrimitetit të tij me pjesëmarrësin tjetër, Londrim Mekaj.”

Faqja ka detajuar momentet që kanë bërë më shumë përshtypje, duke iu referuar skenave virale të dushit që janë komentuar gjerësisht ditët e fundit në rrjet:

“Çifti i mundshëm tashmë ka fituar një fandom që bën tifo për lidhjen! Klodian & Londrim, përveçse ndajnë momente të lezetshme bashkë, ndajnë gjithashtu shtratin dhe madje edhe dushin…”

Ky postim dëshmon se fama e fituar nga Klodiani në formatin e Netflix vazhdon ta ndjekë atë, duke bërë që tani sytë e fansave latinë të jenë mbi edicionin e katërt të BBVK.

A është kjo fillimi i një “fame ndërkombëtare” për këtë dyshe? Mbetet për t’u parë!

View this post on Instagram

A post shared by 𝗢𝗹𝗮́ 𝗣𝗲𝘀𝘀𝗼𝗮𝘀! 𝗖𝗘𝗡𝗧𝗥𝗔𝗟 𝗕𝗥𝗜𝗡𝗞𝗦 𝗖𝗢𝗠 𝗙𝗢𝗚𝗢 🇧🇷 (@brinkscomfogo)

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article ‘Zoti më vuri përballë një sfide’, Denisa flet pas aksidentit
Next Article Kiara ‘rikthehet’ në Big Brother VIP
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Bëhet viral momenti kur Linda Rei u shpall “Miss Trans Italia”

Transgjinorja e njohur, Linda Rei, ka lënë mbrëmë shtëpinë…

Writen by
Prive
25 Nëntor, 2025
Yjet

Dëgjoni pak nga dueti i Rita Orës dhe Yll Limanit

Tashmë dihet! Rita Ora dhe Yll Limani do të…

Writen by
Prive
3 Nëntor, 2025
Yjet

‘Shpërthen’ kënga e re e Eglit me Sergion

Pritja ka marrë fund! Egli ka sjellë në bashkëpunim…

Writen by
Prive
1 Korrik, 2025
Yjet

Hospitalizohet aktorja Gresa Pallaska

Aktorja e njohur Gresa Pallaska është duke kaluar një…

Writen by
Prive
18 Qershor, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?