Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Kush është personi që i mori jetën Charlie Kirk?
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Kush është personi që i mori jetën Charlie Kirk?
Yjet

Kush është personi që i mori jetën Charlie Kirk?

Written by:
Prive
Last updated: 12 Shtator, 2025
Share

Autoritetet në Utah kanë arrestuar 22-vjeçarin Tyler Robinson, i dyshuar si autor i vrasjes së aktivistit konservator amerikan, Charlie Kirk.

Lajmi është konfirmuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili për Fax News deklaroi se Robinson ndodhet në paraburgim dhe shtoi se shpreson që ai të dënohet me vdekje. Sipas Trump, pikërisht babai i autorit ishte ai që e dorëzoi tek autoritetet.

“Shpresoj që t’i japin dënimin me vdekje”, tha Trump.

Pamjet e publikuara nga kamerat e sigurisë tregojnë autorin e dyshuar teksa zbret nga një çati dhe largohet me vrap nga Universiteti i Luginës së Utah-it, aty ku Kirk po mbante një fjalim.

Hetuesit janë përqendruar tek arma e gjetur në një zonë pyjore, gjurmët e këpucës dhe të duarve, si dhe imazhet e arratisjes.

Sipas të dhënave, Robinson kishte mbërritur në kampus pak para mesditës, ishte ngjitur në çatinë e Qendrës Losee dhe kishte qëlluar me një pushkë precize nga një distancë prej 180 metrash, duke e goditur Kirk në qafë.

Ngjarja ndodhi ndërsa 31-vjeçari, baba i dy fëmijëve dhe themelues i “Turning Point USA”, po diskutonte me studentët për fenomenin e vrasjeve në SHBA.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se i riu ia kishte rrëfyer krimin një miku përmes mesazheve, ndërsa mbi plumbat kishte shkruar fraza provokuese si “Bella Ciao”, “Hej fashist, merre këtë” dhe “Nëse e lexon këtë, je gay LMAO”. Po ashtu, Robinson kishte komunikuar në platformën Discord për armën dhe veprimet e tij.

Guvernatori i Utah-ut, Spencer Cox, e cilësoi ngjarjen një sulm ndaj të gjithëve dhe falënderoi familjen e autorit për bashkëpunimin me autoritetet.

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article 10 vjet martesë, kështu u surprizua Vesa nga Big Basta!
Next Article Kush është çifti i famshëm që po bën gati dasmën?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Gjesti flet për Xhenetën: Sërish do famë në krah timin

Ditën e sotme, Gjesti në një bisedë me Rozanën,…

Writen by
Prive
13 Shkurt, 2025
Yjet

Finem në lidhje me ish gruan e Philipp Plein? Foto trazon rrjetin!

Finem sapo ka hedhur në InstaStory një video që…

Writen by
Prive
1 Gusht, 2025
Yjet

Një muaj pasi u kthye nga haxhi, humb jetën i riu ferizajas

Një tjetër rast tragjik është shënuar në vendin e…

Writen by
Prive
27 Korrik, 2025
Yjet

Xuxi i befasuar nga ardhja e Xhenetës në iftarin e Lelës dhe Leos – ja se pse!

Javën që lamë pas, çifti Leo dhe Lela organizuan…

Writen by
Prive
26 Mars, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?