Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Kush preket nga vendimi amerikan për vizat?
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Prive Bruto > Kush preket nga vendimi amerikan për vizat?
Prive Bruto

Kush preket nga vendimi amerikan për vizat?

Written by:
Prive
Last updated: 15 Janar, 2026
Share

Një vendim i orëve të fundit nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka trazuar ujërat për miliona aplikantë vizash në mbarë botën, dhe fatkeqësisht, rajoni ynë është në listë.

Contents
  • Kush preket nga ky vendim?
  • Pse po ndodh kjo?
  • Çfarë duhet të bëni?

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar pezullimin e përkohshëm të procesimit të vizave imigruese për qytetarët e 75 shteteve. Në këtë listë bëjnë pjesë zyrtarisht Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Por, para se të shqetësoheni për planet tuaja të udhëtimit, është jetike të kuptoni se jo të gjitha vizat janë prekur. Prive ju sjell detajet e sakta se çfarë do të thotë ky vendim për ju.

Kjo është pyetja që po mundon të gjithë. Nëse keni një vizë turistike (B1/B2) ose planifikoni të aplikoni për një të tillë, jeni të qetë. Ky vendim NUK prek vizat jo-imigruese.

  • Udhëtimet për turizëm

  • Vizat studentore

  • Udhëtimet e biznesit …vazhdojnë të procesohen normalisht.

Kush preket nga ky vendim?

“Ngrirja” që hyn në fuqi më 21 Janar 2026, godet ata që synojnë të jetojnë përgjithmonë në Amerikë. Procesi do të pauzohet për:

  • Vizat e bashkimit familjar (nëse po prisni t’ju tërheqë dikush nga familja).

  • Lotarinë Amerikane (fituesit që janë në pritje të vizës).

  • Vizat e punësimit (që çojnë në Green Card).

Pse po ndodh kjo?

Arsyetimi zyrtar i Uashingtonit lidhet me atë që quhet “public charge” (barrë publike). Administrata amerikane ka vendosur këtë pauzë për të rishikuar procedurat e verifikimit, duke dashur të sigurohet që emigrantët e rinj nuk do të jenë të varur nga ndihmat sociale të shtetit amerikan sapo të shkelin atje.

Çfarë duhet të bëni?

Nëse jeni në proces për vizë imigruese (për letra), fatkeqësisht duhet të prisni. Ambasadat pritet të japin njoftime specifike për ata që kanë intervista të planifikuara pas datës 21 Janar.

Deri në një njoftim të dytë, ëndrra amerikane për ata që duan të zhvendosen atje përgjithmonë, është vënë në “stand-by”. /Prive Bruto

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Limi “fundos” Albën me deklaratën e fortë teksa shijon puthjet me Dolcen
Next Article ‘Shehrazadja’ 43 vjeçe në top formë, shkëlqen në eventin e Elle
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Prive Bruto

Humbin jetën dy të fejuarit shqiptarë, kërkohet ndihmë për t’i sjellë në vendlindje

Një tragjedi ka goditur komunitetin shqiptar në SHBA, ku…

Writen by
Prive
14 Nëntor, 2025
Artikull i sponzorizuarPrive Bruto

Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich

Më 21 nëntor, Zürichu u bë epiqendra e inovacionit…

Writen by
Prive
8 Dhjetor, 2025
Prive BrutoYjet

Drenicaku në Amerikë bëhet viral me rrëfimin e tij

Në kuadër të projektit “Dritëhije”, që ka në fokus…

Writen by
Prive
6 Tetor, 2025
Prive Bruto

Sekreti që ndryshon trupin brenda 7 ditësh – pa dieta ekstreme!

Në një botë ku shpesh na shitet ideja se…

Writen by
Prive
22 Nëntor, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?