Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Lady Gaga po martohet! Artistja zbulon planet e dasmës
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Lady Gaga po martohet! Artistja zbulon planet e dasmës
Yjet

Lady Gaga po martohet! Artistja zbulon planet e dasmës

Written by:
Prive
Last updated: 7 Mars, 2026
Share

Lady Gaga po bëhet gati për ditën e saj të madhe.

Fituesja e çmimit Grammy ka lënë të kuptohet se dasma e saj me të fejuarin Michael Polansky është shumë afër, teksa i ka kërkuar një nder mikut të saj, Bruno Mars.

Në një mesazh të regjistruar për Bruno-n gjatë një “TikTok Live” të tij në “Romantic Radio” më 6 mars, Gaga u shpreh: “Unë dhe i fejuari im kemi udhëtuar gjatë gjithë vitit. Por do të martohemi së shpejti, ndaj shpresonim që të zgjidhje një këngë të veçantë për ne.”

Bruno kishte sugjerimin perfekt për çiftin, të cilët u fejuan në prill të vitit 2024.

“Nëse po kërkon një këngë për t’ia dedikuar bashkëshortit tënd, unë do të zgjidhja nga ky albumi im i ri,” tha ai. “Do të shkoja me ‘Risk It All’. Kënga e parë. Kështu që dua t’ia dedikoj këtë Lady Gaga-s dhe të fejuarit të saj.” Duke u siguruar që edhe Michael ta ndjente dashurinë, Bruno shtoi: “Michael, kjo është edhe për ty.”

Ndërsa Gaga nuk ka ndarë datën e saktë se kur do të kurorëzojë dashurinë me partnerin e saj prej 7 vitesh, ajo foli për atë që pret nga kjo ditë. “Po përpiqem dëshpërimisht ta mbaj atë ngjarje sa më private,” tha 39-vjeçarja për E! News në mars 2025, “por mund të premtoj se do të jetë dita më e mirë e jetës sime.”

Për më tepër, fejesa e tyre e veçantë shërbeu si frymëzim për një nga këngët më speciale në albumin e saj të ri, Mayhem. Duke folur për këngën “Blade of Glass” (Fije bari), të cilën e shkroi bashkë me të fejuarin, Gaga tregoi: “Fillova të mendoja për gjithçka që kisha kaluar deri në atë moment. Kënga është disi emocionuese. Nuk do ta harroj kurrë kur po shkruanim urën e këngës, unë thashë: ‘Do të të jap diçka, por nuk është një unazë diamanti’. Dhe ai tha: ‘Ajrin që po thith’.” /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Fjalë zemre nga Beatrix për Albanin në ditën e tij të veçantë
Next Article ‘Jeta pas Big-ut’, Elijona flet me ndjekësit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Sytë kah Edi: Banori i BBVK kap shifrën marramendëse të shikimeve

Eduard Kuçi ka konfirmuar edhe njëherë se është fenomeni…

Writen by
Prive
6 Dhjetor, 2025
Yjet

E paqasshme, çka po ndodh me Albën pas BBVK?

Ku ka humbur Alba Pollozhani pas atij largimi që…

Writen by
Prive
10 Shkurt, 2026
Yjet

Puthja në shi – Sekreti biologjik i një momenti të paharrueshëm

Puthjet në shi kanë ngjallur gjithmonë emocione të forta…

Writen by
Prive
16 Maj, 2025
Yjet

Dhe më në fund, Albina foli pas Elsës dhe paralajmërimeve të saj

Elsa Lila u rikthye në skenën publike me tone…

Writen by
Prive
2 Nëntor, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

‘Jeta pas Big-ut’, Elijona flet me ndjekësit
7 Mars, 2026
Lady Gaga po martohet! Artistja zbulon planet e dasmës
7 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?