Përderisa sheshet e Prishtinës dhe mbarë Kosova janë veshur kuqezi duke festuar 18-vjetorin e shtetësisë, dikush ka vendosur që këtë datë historike ta kthejë në një festë personale plot stil. Leonardo Gashi, artisti dhe ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, sot fryn qirinjtë e tortës së tij të 28-të, duke shënuar një kapitull të ri në jetën e tij. Të ndash ditëlindjen me ditën më të rëndësishme të kombit është padyshim një privilegj i rrallë, por Leo është siguruar që vëmendja në profilin e tij të jetë tërësisht tek ai.
Në fotografitë e publikuara për ndjekësit e tij, 28-vjeçari shfaqet tejet elegant, i veshur komplet në të zeza, me një buzëqeshje që tregon se ai po e shijon në maksimum këtë periudhë të jetës.
Ky përvjetor e gjen Leon në një pikë më të pjekur, duke lënë pas zhurmën e së kaluarës dhe duke u fokusuar tek e tashmja. Me syze që plotësojnë “look-un” e tij karakteristik dhe i rrethuar nga tullumbace festive, ai po dëshmon se jeta pas kamerave të vëzhgimit vazhdon me ritme të plota dhe me projekte të reja. Duket se për Leon, 17 Shkurti nuk është vetëm festë kombëtare, por momenti ideal për të festuar vetveten. Urime Leo!
/ Prive By Liberta Spahiu


