Teknologjia po merr një tjetër dimension në tregun tonë muzikor dhe këtë herë prapa këtij inovacioni qëndron Lindita Halimi. Këngëtarja ka prezantuar projektin e saj më të ri, por nuk bëhet fjalë për një këngë nga repertori i saj personal. Ajo ka krijuar dhe prodhuar Aizora-n, një artiste të re të gjeneruar tërësisht nga Inteligjenca Artificiale.
Përmes një postimi të përbashkët në Instagram me Linditën, Aizora ka bërë prezantimin e saj për publikun, duke u reklamuar si një artiste e re dhe duke lajmëruar projektin e parë muzikor.
View this post on Instagram
Kënga e saj debutuese mban titullin “Premtom” dhe pritet të publikohet më 24 mars. Ajo që e bën këtë lëvizje mjaft interesante është zhanri që Lindita ka zgjedhur t’i japë krijesës së saj dixhitale.
Këngëtarja AI është programuar për të sjellë energji dhe atmosferë festive posaçërisht në dasmat shqiptare, duke hyrë direkt në një nga tregjet më fitimprurëse dhe tradicionale të muzikës sonë.
Ky projekt vërteton se bota virtuale po bëhet një trend i pashmangshëm në showbiz-in tonë, duke pasuruar tregun me personazhe të reja dixhitale.
Tani, përmes kësaj nisme, Lindita tregon një anë të re si producente, duke i përshtatur mjetet e reja globale me kërkesat e tregut lokal të ahengjeve. Mbetet për t’u parë se si do ta presë publiku një performancë nga një këngëtare virtuale në ditët e tyre më të lumtura. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


