Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Londrim Mekaj, ka surprizuar ndjekësit e tij duke postuar një fotografi nga ambientet e shtëpisë së BBVK.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram (InstaStory), ai ka ndarë një foto të shkrepur në një nga ambientet e shtëpisë, duke e shoqëruar me mbishkrimin ngacmues: “A i mbani premtimet? Unë po..”. Ky postim ka ngjallur menjëherë kuriozitetin e fansave për arsyen e kësaj vizite të radhës.

Paralelisht me këtë rikthim, Londrimi ka treguar se nuk i harron personat që i kanë qëndruar pranë gjatë rrugëtimit të tij televiziv.
Ai ka ndarë një tjetër postim ku përshëndet në gjuhën turke yllin e kinematografisë, “Demet Özdemir, të uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar ai duke e bërë tag aktoren e njohur, teksa në sfond dëgjohej kënga e saj.
Kujtojmë se aktorja e famshme turke e ka mbështetur Londrimin gjatë garës për fitore në BBVK.
Ky gjest i fundit i tij tregon një mirënjohje të thellë, duke dëshmuar se edhe pas përfundimit të lojës dinamike, ai vlerëson suportin e marrë nga aktorja turke, dhe mban premtimin që u kishte dhënë ndjekësve /Prive By Liberta Spahiu


