Një lajm i shkëlqyer vjen për të gjithë dashamirësit e parfumeve luksoze dhe të pasura me histori!
Marka italiane e parfumerisë artizanale, ‘Giardini di Toscana’, tashmë është në dispozicion ekskluzivisht në Prishtinë.
Kjo markë, e njohur për kompozimet e saj elegante dhe cilësinë e lartë, e themeluar në vitin 1942 nga familja Ducci, po e zgjeron shtrirjen e saj, duke sjellë aromat e rafinuara toskane më afër publikut kosovar.
‘Giardini di Toscana’, mishëron artin e parfumerisë italiane, duke kombinuar traditën e vjetër me sensibilitetin modern. Marka është frymëzuar nga bukuria dhe aromat e pasura të peizazheve toskane, duke ofruar aroma që janë njëkohësisht të ngrohta, të sofistikuara dhe thellësisht personale.
Një nga yjet e koleksionit, që ka fituar zemrat e shumë adhuruesve globalisht, është Bianco Latte(Qumësht i Bardhë).
Kjo aromë përshkruhet si:
“Elegante, e ëmbël sa duhet. Një parfum që shoqëron çdo moment me një vijë intensive dhe të parezistueshme. Ai tërheq vëmendjen pa qenë kurrë tepër i rëndë”.
Bianco Latte është i famshëm për notat e tij të ngrohta, kremoze dhe joshëse, duke u bërë shpejt një kult-favorit në botën e parfumeve.
View this post on Instagram
Ku mund ta gjeni në Prishtinë?
Tashmë, aromat magjike të Giardini di Toscana mund të gjenden ekskluzivisht në butikun luksoz të parfumerisë Maison de Parfum Prishtina.
Ky përfaqësim i ri sjell mundësinë që publiku të eksplorojë dhe të blejë koleksionet e plota të kësaj marke historike, duke shtuar një tjetër emër prestigjioz në ofertën e parfumerisë luksoze në kryeqytet. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


