Aktorja e njohur e “High School Musical”, Ashley Tisdale, ka sqaruar më në fund thashethemet që po qarkullojnë kudo në rrjet.
Përmes një deklarate u mohuan pretendimet se shoqet e saj të famshme, Mandy Moore, Hilary Duff dhe Meghan Trainor, ishin pjesë e “grupit toksik” që e përjashtoi atë.
“Ndarja me grupin toksik”
Gjithçka nisi javën e kaluar, kur Ashley shkroi një artikull personal për “The Cut” me titull “Ndarja me grupin tim toksik të nënave”. Aktorja rrëfeu se në fillim mendoi se kishte gjetur “të duhurat” dhe ishte e impresionuar nga arritjet e grave në atë grup. Megjithatë, ajo shpejt u përball me një realitet të hidhur: shoqet po e përjashtonin nga takimet dhe bisedat e tyre.
Ndjenja e izolimit:
“U ndjeva sërish si në gjimnaz” Ashley, e cila tashmë mban mbiemrin e bashkëshortit, French, tregoi se fillimisht u mundua të mos e merrte personalisht. “I thosha vetes se jemi të gjitha të zëna, por një natë ndërsa vija vajzën në gjumë, mendova: Ndoshta nuk jam aq ‘cool’ sa duhet,” shkroi aktorja 40-vjeçare. Ajo e krahasoi këtë eksperiencë me pasigurinë e viteve të shkollës së mesme, ku ndihej totalisht e humbur.
Qëllimi i artikullit nuk ishte të sulmonte emra specifikë, por të ngrinte zërin për një fenomen që prek shumë gra: përjashtimin shoqëror. Ashley dëshironte të tregonte se edhe në botën e të famshmëve, ndjenja e të qenit “e lënë anash” ekziston dhe mund të jetë mjaft lënduese për shëndetin mendor të një nëne. /Prive By Liberta Spahiu


