Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, u është përgjigjur akuzave rreth lidhjeve të saj me të ndjerin Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale, duke thënë se ajo “nuk ka qenë kurrë mikeshë” me të.
Ajo gjithashtu i bëri thirrje Kongresit të SHBA-së që të mbajë një dëgjesë publike të fokusuar te të mbijetuarat e krimeve të Epstein-it, duke u dhënë atyre mundësinë për të dëshmuar para politikanëve dhe për t’i përfshirë historitë e tyre në procesverbalin e Kongresit.
Melania ka sqaruar se ajo dhe Donald Trump-i kanë qenë të ftuar në disa prej festave apo eventeve sociale të Epstein-it, por ka theksuar se këto takime ishin thjesht formale dhe jo tregues i një raporti të afërt.
Ajo ka akuzuar mediat për përpjekje të qëllimshme për të krijuar një lidhje që nuk ekziston përmes fotografive të vjetra nga këto organizime.
Ajo ka nënvizuar se publiku meriton transparencë të plotë dhe se “heshtja e vazhdueshme” rreth personave të përfshirë në rrjetin e tij është e dëmshme.
Jeffrey Epstein vdiq në një qeli burgu në Nju-Jork në vitin 2019, përpara se të mund të gjykohej për akuzat e trafikimit seksual. Ai u dënua në vitin 2008 për kërkim seksi nga vajza të moshës deri në 14 vjeç.
Pavarësisht se ishte i dënuar për krime seksuale, dosjet mbi Epstein-in, të lëshuara nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, tregojnë se ai ruajti lidhje me figura të profilit të lartë në mbarë botën. /Prive By Liberta Spahiu
@sbsnews_auUS first lady Melania Trump has responded to allegations about her connections with the late sex offender Jeffrey Epstein, saying she’s “never been friends” with him. She also called on US Congress to hold a public hearing centred on survivors of Epstein’s crimes, with a chance to testify before politicians and have their stories entered into the congressional record. Jeffrey Epstein died in a New York jail cell in 2019 before he could be tried on sex trafficking charges. He was convicted in 2008 of soliciting sex from girls as young as 14. Despite being a convicted sex offender, files on Epstein released by the US justice department show he maintained connections with high-profile figures across the world.


