Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Merret vendimi! Burg i përjetshëm për anëtarin e ‘Hellbanianz’
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Merret vendimi! Burg i përjetshëm për anëtarin e ‘Hellbanianz’
Yjet

Merret vendimi! Burg i përjetshëm për anëtarin e ‘Hellbanianz’

Written by:
Prive
Last updated: 28 Qershor, 2025
Share

Një nga emrat më të njohur të grupit “Hellbanianz”, Sabajet Shuti – i njohur ndryshe si “Skilla” – është dënuar me burgim të përjetshëm në Londër, nën akuzën e vrasjes së 27-vjeçarit Lumturi Zeqja.

Foto: I ndjeri, Lumturi Zeqja

Ngjarja e rëndë ndodhi në mbrëmjen e 16 tetorit 2022 në zonën e Church Lane, Leytonstone, dhe tronditi komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.

Në të njëjtën çështje u shpall fajtor edhe vëllai i tij, Emirlion Shuti, i njohur si “Mili HB”. Ai u dënua me 20 muaj burg, por me vendim për t’u vuajtur në shërbim prove, pasi u gjet fajtor për përleshje në vendin e krimit.

Gjykata dëgjoi rrëfimin e plotë të ngjarjes së përgjakshme. Lumtur Zeqja po qëndronte jashtë një kafeneje bashkë me mikun e tij kur vëllezërit Shuti mbërritën me dy makina. Pak më vonë, Emirlioni nisi një përplasje fizike me shokun e viktimës, duke e goditur me grusht. Në kulmin e kaosit, Sabajeti nxori thikën dhe goditi për vdekje Lumturin, ndërsa plagosi edhe shokun e tij, i cili fatmirësisht i mbijetoi sulmit pas një ndërhyrjeje të menjëhershme kirurgjikale.

Pas krimit, vëllezërit u larguan nga vendi i ngjarjes, ndërsa Sabajeti tentoi të zhdukte gjurmët. Një ditë më pas, ai ndryshoi pamjen dhe u arratis drejt Francës, por nuk ia doli të shpëtonte drejtësisë. Ai u arrestua në Suedi më 3 tetor 2023 dhe u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar, ku u përball me akuzat që i sollën dënimin më të rëndë.

Policia arriti të rikonstruktojë ngjarjen përmes kamerave të sigurisë dhe të dhënave nga telefonat celularë, duke i çuar autorët përpara drejtësisë.

Një histori e errët që lë pas një jetë të humbur, një tjetër të shkatërruar, dhe një dënim të përjetshëm për një nga figurat më të njohura të një grupi që shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes për lidhjet me dhunën në rrugët e Londrës.

Ad image

/Prive By Liberta Spahiu.

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article ‘Përqafoje Ergin’, Barbana i jep lamtumirën babait
Next Article Si rrallë herë, Erik Fullani shfaqet krah djalit të tij
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

“Të dua”, kënga që po prek zemrat e çdo çifti! Duhet ta dëgjoni me patjetër

Albina Kelmendi, një nga zërat më të fuqishëm të…

Writen by
Prive
2 Korrik, 2025
Yjet

Me një postim të veçantë, Gjesti uron Kurban Bajramin

Në një prej festave më të rëndësishme për besimtarët…

Writen by
Prive
6 Qershor, 2025
Yjet

Santiana shfaqet më seksi se kurrë

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Santiana, po…

Writen by
Prive
12 Maj, 2025
Yjet

Yje, muzikë dhe lojëra shpërblyese, Heb’s bën hapjen e veçantë në zemër të Ferizajit!

Me 22 korrik, qyteti i Ferizajt përjetoi një tjetër…

Writen by
Prive
24 Korrik, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?