Gara në shtëpinë e Big Brother VIP Albania po nxehet, ndërsa publiku aktualisht po voton për të zgjedhur finalisten e parë mes dy konkurrenteve të forta, Brikenës dhe Selinit.
Ethet e këtij televotimi kanë kaluar kufijtë, duke përfshirë edhe personazhe të njohur të ekranit.
Së fundmi, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Ana Ejupi, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram se kë mbështet në këtë sfidë vendimtare.
Përmes një postimi në Story, Ana ka bërë të qartë se zemra e saj rreh për Selin Bollatin.
Me mbishkrimin “Gooo Selinn”, ajo ka rreshtuar veten krah fansave të Selinit, duke lënë anash Brikenën në këtë garë direkte.
Mbetet të shihet gjatë spektaklit “Prime” të kësaj të shtune nëse dëshira e Anës do të përputhet me votat e publikut dhe nëse Selin do të jetë zyrtarisht emri i parë që prek finalen e madhe. /Prive By Liberta Spahiu



