Modelja e njohur kosovare, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, Bleta Gashi, ka zgjedhur profesionistin më të mirë për t’u kujdesur për pamjen e saj.
Ajo i ka besuar estetikën e buzëqeshjes së saj doktorit të njohur, Petrit Ademi.
Në fotografitë e fundit të publikuara në rrjetet sociale nga vetë doktori, modelja shfaqet mjaft e lumtur dhe me një buzëqeshje rrezatuese krah tij, duke treguar rezultatin e shkëlqyer.
Dr. Petrit Ademi nuk është një emër i panjohur për publikun. Ai tashmë është kthyer në “arkitektin” e buzëqeshjeve për shumë personazhe VIP. Puna e tij e jashtëzakonshme ka bërë që shumë fytyra publike të ekranit dhe sportit t’i besojnë atij shëndetin dhe estetikën dentare.
Në listën e tij të gjatë të klientëve të famshëm numërohen emra të mëdhenj si ylli i futbollit Karim Adeyemi, këngëtari mjaft i dashur për publikun Luiz Ejlli, artistja e njohur e makeup-it Sellma, si dhe këngëtarja Shkurte Gashi, e shumë të tjerë.
Me këtë zgjedhje, edhe Bleta Gashi i bashkohet yjeve që shkëlqejnë me një buzëqeshje perfekte të kuruar nga duart e Dr. Ademit.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


