Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Motrat që humbën jetën po shkonin tek vëllai 10 vjeçar me leukemi
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Motrat që humbën jetën po shkonin tek vëllai 10 vjeçar me leukemi
Yjet

Motrat që humbën jetën po shkonin tek vëllai 10 vjeçar me leukemi

Written by:
Prive
Last updated: 25 Gusht, 2025
Share

Tragjedia e rëndë që ndodhi në segmentin Delvinë–Sarandë ka lënë të shokuar gjithë opinionin publik.

Dy motrat e reja, Elvisa dhe Rozina Dhimaku, vetëm 22 dhe 20 vjeçe, humbën jetën në çast, ndërsa shoqja e tyre Antonela Zhupa, 24 vjeçe, mbeti e plagosur rëndë. Vajzat kishin marrë rrugën drejt spitalit të Sarandës për të vizituar vëllain e tyre të vogël, vetëm 10 vjeç, i cili ishte shtruar për shkak të një diagnoze të rëndë me leukemi. Fatkeqësisht, ato nuk arritën kurrë tek ai – një udhëtim dashurie e kujdesi për vëllain e vogël u shndërrua në tragjedi.

Babai dhe mamaja e tyre i la vajzat të shkonin ndërsa gjyshja u tha që mos ikni se, “kam parë një ëndërr të keqe”. Fatkeqësisht rruga e tyre drejt vëllait u u pre në mes.

Përballë tyre, fati i pamëshirshëm solli një 23-vjeçar, i cili, sipas hetimeve të para, ngiste makinën në gjendje të dehur dhe me shpejtësi të lartë. Në një moment të tmerrshëm, ai doli nga korsia e tij dhe u përplas kokë më kokë me mjetin ku udhëtonin tre vajzat. Përplasja ishte fatale: mjeti i tyre u shkatërrua plotësisht, dhe motrat nuk patën asnjë shans shpëtimi.

Dhimbja është e pamasë për familjen Dhimaku. Brenda natës, prindërit u detyruan të përballen me humbjen e dy bijave të tyre, ndërsa në të njëjtën kohë duhet të qëndrojnë të fortë pranë djalit të vogël, i cili as nuk arriti t’i shihte motrat për herë të fundit. Dyert e mortit janë hapur për Elvisën dhe Rozinën, ndërsa lotët dhe vajet nuk pushojnë në oborrin e familjes.

Ky aksident i tmerrshëm është një kujtesë e dhimbshme për pasojat e drejtimit të makinës në mënyrë të papërgjegjshme. Dy jetë të reja, plot ëndrra dhe shpresa, u shuan brenda pak sekondash, duke lënë pas vetëm trishtim, kujtime dhe një boshllëk që askush nuk mund ta mbushë. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Pas tre vitesh lidhje, ndahet çifti i njohur i shoubizit
Next Article Jori rrëfen tmerrin familjar nëpër të cilin kaloi
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

‘Më thërrmohet zemra kur të shoh duke vuajtur,’ Blero rrëqeth me dedikimin për Blertën

Në botën e rrjeteve sociale, ku shpesh ekspozohet vetëm…

Writen by
Prive
13 Shkurt, 2026
Yjet

Don Xhoni i kthehet Jozit pas ‘thumbit’ për Loredanën!

Së fundmi, rrjetet sociale janë ndezur nga një reagim…

Writen by
Prive
24 Korrik, 2025
Yjet

Të bëhemi bashkë për Dajanën: Modelja shqiptare ka nevojë për ndihmën tonë

Modelja e njohur shqiptare, Dajana Kalo, po kalon një…

Writen by
Prive
19 Janar, 2026
Yjet

Alisa ndal xhirimin, përjeton momentin më të ndjeshëm si nënë

Çifti i njohur i rrjeteve sociale, Alisa dhe Urimi,…

Writen by
Prive
20 Maj, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Mosha e këtij modeli viral në rrjete po i lë të gjithë pa fjalë
5 Mars, 2026
‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon Alice
5 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?