Në një treg në rritje të ushqimit të shpejtë në Kosovë, MY Shawarma po forcon pozicionin e saj duke zgjeruar rrjetin. Pas suksesit në disa qytete, ky brend ka njoftuar hapjen e një pike të re në Ferizaj sot, më 3 prill, duke filluar nga ora 16:00, në ambientet e qendrës tregtare Ring Mall, një nga hapësirat më të frekuentuara në qytet.
Sipas organizatorëve, dita e hapjes do të shoqërohet me një program të pasur aktivitetesh, duke përfshirë lojëra interaktive dhe shpërblime për vizitorët. Të pranishmit do të kenë mundësinë të fitojnë produkte ushqimore, duke e kthyer eventin në një përvojë më të gjerë sesa një inaugurim tradicional.
Një element i veçantë i kësaj dite do të jetë edhe oferta promocionale, ku doneri do të ofrohet me çmimin simbolik prej 0.99 euro.
MY Shawarma ka ndërtuar reputacionin e saj mbi shijen ndryshe dhe ofertat e vazhdueshme, dhe e njëjta qasje pritet të ndiqet edhe në pikën e re në Ferizaj. Promocionet dhe ofertat do të vazhdojnë edhe pas ditës së hapjes.
/Prive By Liberta Spahiu



