Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Ndahet nga jeta moderatorja e njohur Linda Imami
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Ndahet nga jeta moderatorja e njohur Linda Imami
Yjet

Ndahet nga jeta moderatorja e njohur Linda Imami

Written by:
Prive
Last updated: 7 Shtator, 2025
Share

Moderatorja e njohur Linda Imami është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 47 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur e afërmja e saj, Mehrije Mala.

“Shpiiirtiii,driitaa,zemra e hallit,nuk i patēm fjalêt qeshtu breee,na shkrumove zemraaat. U prehsh në Parajsën e pasosur oj bukuri”, është shprehur ajo në postimin e bërë.

Mirlinda Imami, në vitet e rinisë gjatë dekadës së ’90-tës, u bë një nga figurat më të njohura të qytetit të Pejës, e dalluar për frymën moderne europiane që solli tek rinia qytetare.

Në rrethin e saj të gjerë shoqëror, ajo spikaste për guximin dhe temperamentin që e veçonin nga bashkëmoshatarët, me vendosmërinë për t’i bërë gjërat ndryshe.

Një virtyt që e karakterizonte dhe e bënte të dallohej nga brezi i saj ishte gatishmëria për ndërmarrësi, e shoqëruar me dashurinë dhe kujdesin për të tjerët.

E ndjera, prej muajsh përballej me një sëmundje të rëndë, ndërsa nga muaji korrik i këtij viti po trajtohej në qendrat spitalore më të njohura në Turqi, vend ku kishte ndërtuar edhe familjen e saj.

Më 14 gusht, Imami konfirmoi publikisht diagnozën në rrjetet sociale, ku me pak fjalë dhe shumë optimizëm ndau me miqtë lajmin se po i nënshtrohej trajtimeve mjekësore.

Imami njihej për punën me ciklin e intervistave “Qejfi më i madh se Stambolli” që transmetoheshin në Klan Kosova kohë më parë.

Ajo arriti të sillte yjet e kinematografisë turke në intervista për prodhime televizive kosovare si askush tjetër.

Ngushëllimet më të sinqerta.

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Kaq vite ka diferencë me burrin Sara e ‘Bashkallajk’
Next Article Nesër i jepet lamtumira e fundit Linda Imamit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

‘E saj’ vjen nga Young Zerka!

Artisti i njohur shqiptar, Young Zerka, ka rikthyer atmosferën…

Writen by
Prive
23 Maj, 2025
Yjet

A ishte e planifikuar? Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur trondit botën e muzikës

Bota e muzikës indiane është tronditur nga vdekja e…

Writen by
Prive
24 Shtator, 2025
Yjet

Vazhdon drama, Mossi reagon sërish: ‘E shohim prapë shpejt’

Po vazhdon drama mes reperit Mossi dhe gazetarit Burim…

Writen by
Prive
3 Mars, 2026
Yjet

Capital T për incidentin në Beograd: “Armiku kurrë s’bëhet as mik e as vëlla”

Reperi i njohur Capital T ka reaguar pas publikimit…

Writen by
Prive
9 Korrik, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Kolagjeni, sekreti i forcës dhe elasticitetit të trupit
12 Mars, 2026
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, ja kur del para gjykatës
12 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?