Pas shumë muajsh aludime dhe pikëpyetje nga publiku, romanca e shumëpërfolur mes Xhonatan Islamit dhe moderatores Roza Lati ka marrë zyrtarisht fund. Konfirmimi ka ardhur nga vetë Xhonatani, i cili në ‘Zgjohu me MCN’, ku ai zgjodhi të sqarojë një herë e mirë statusin e tij, duke zbuluar se ndarja nuk është diçka e ditëve të fundit.
Marrëdhënia e tyre ka përfunduar disa muaj më parë. Duke folur hapur për këtë eksperiencë, ai theksoi se gjithçka zgjati rreth një vit, por tashmë i takon së shkuarës.
“Kishim kohë bashkë, zgjati një vit. Ishte një marrëdhënie publike, tani është një kapitull i mbyllur në jetën time. Kemi 3-4 muaj që e kemi mbyllur,” – deklaroi ai, duke i dhënë fund çdo thashethemi rreth një krize të mundshme aktuale.
Në fjalët e tij nuk u vu re asnjë hatërmbetje apo tension. Përkundrazi, Xhonatani u shpreh se ndihet në paqe me jetën e tij aktuale si beqar dhe ruajti një qasje shumë respektuese ndaj moderatores.
“Jam i lumtur single, Rozës i uroj më të mirat,” theksoi ai, duke shtuar me bindje: “Jam i sigurt që edhe ajo më uron gjithë të mirat.”
/Prive By Liberta Spahiu


