Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Ndërron jetë “Princi i Fjetur” saudit pas 20 vitesh në koma
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Ndërron jetë “Princi i Fjetur” saudit pas 20 vitesh në koma
Yjet

Ndërron jetë “Princi i Fjetur” saudit pas 20 vitesh në koma

Written by:
Prive
Last updated: 20 Korrik, 2025
Share

Princi saudit, Al-Waleed bin Khalid Al Saud, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, pas më shumë se dy dekadash në koma pas një aksidenti tragjik me makinë në Londër në vitin 2005.

I njohur gjerësisht si “Princi i Fjetur”, Al-Waleed pësoi një hemorragji në tru dhe gjakderdhje të brendshme kur ishte vetëm 15 vjeç, ndërsa studionte në një kolegj ushtarak në Londër. Pas aksidentit, ai u kthye në Arabinë Saudite dhe u shtrua në Qendrën Mjekësore Mbretërore “King Abdulaziz” në Riad, ku qëndroi në gjendje kome për 19 vjet, i mbajtur në jetë me ventilator.

Lajmin për ndarjen nga jeta e princit e konfirmoi i ati, Princi Khaled bin Talal Al Saud, përmes një postimi prekës në rrjetin X (ish-Twitter). Ai shkroi:

“Me zemra që besojnë në vullnetin dhe caktimin e Allahut, me dhimbje dhe pikëllim të thellë, vajtojmë djalin tonë të dashur: Princin Al-Waleed bin Khaled bin Talal bin Abdulaziz Al Saud. Allahu e mëshiroftë.”

Princi Khaled nuk hoqi dorë kurrë nga shpresa se i biri do të zgjohej një ditë dhe refuzoi kategorikisht të ndërpriste aparaturat që e mbanin gjallë.

Pas lajmit për vdekjen e tij, hashtag-u #SleepingPrince u bë viral në rrjetet sociale, me mijëra mesazhe ngushëllimi dhe lutje për shpirtin e tij.

Ceremonia mortore dhe lutjet funerale për princin do të mbahen sot në Xhaminë Imam Turki bin Abdullah në Riad. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article “E ka shitur b…n”, Ylli zbulon detajin që nuk dihej për Big Mamën
Next Article ‘U bën qejfin të burgosurve’, Efi reagon pas lajmeve për të
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Naim Murseli betohet në fëmijë: ‘As unë, as ata nuk ishim në makinë’

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vijon procesi gjyqësor…

Writen by
Prive
29 Janar, 2026
Yjet

Super ylli i huaj po vjen me turne në Kosovë

Një nga emrat më të fuqishëm të muzikës urban-europiane,…

Writen by
Prive
25 Maj, 2025
Yjet

Xheneta flet vetë për bluzën e Gjestit në videoklip

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka…

Writen by
Prive
4 Nëntor, 2025
Yjet

Dy artistët shqiptarë surprizojnë! Nis numërimi prapa për duetin

Dy nga artistët më të pëlqyer të muzikës shqiptare,…

Writen by
Prive
31 Korrik, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, ja kur del para gjykatës
12 Mars, 2026
Pas 15 vitesh, ribashkohen “Sulltan Sulejmani dhe Hyrremi”
12 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?