Antigona Ramosaj, nëna e këngëtarëve Beatrix dhe Alban Ramosaj, e cila vetëm pak javë më parë ndau me ndjekësit lajmin e vështirë se është diagnostikuar me kancer dhe ka nisur seancat e kimioterapisë, ka publikuar së fundmi një imazh që ka prekur zemrat e të gjithëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka treguar se në këtë periudhë sfiduese ka marrë mbështetjen më të madhe që mund të dëshironte: praninë e nënës së saj.
Në “Instastory-n” e saj, Antigona shihet krah të ëmës, e cila ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u kujdesur dhe për t’i dhënë forcë vajzës së saj.
Me një buqetë me lule në duar dhe buzëqeshje që përcjellin shpresë, Antigona e ka shoqëruar foton me mbishkrimin emocionues: “Sot një foto me mamin tim”.

Ky bashkim vjen si një dritë shprese për Antigonën, e cila është treguar mjaft e hapur dhe e guximshme duke ndarë rrugëtimin e saj shëndetësor me publikun. /Prive By Liberta Spahiu


