Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Nëna ndan çiftin e njohur turk? Drama mbush faqet e mediave
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Nëna ndan çiftin e njohur turk? Drama mbush faqet e mediave
Yjet

Nëna ndan çiftin e njohur turk? Drama mbush faqet e mediave

Written by:
Prive
Last updated: 31 Gusht, 2025
Share

Një prej çifteve më të përfolur të showbizit turk, aktorja e dashur për publikun Hande Erçel dhe biznesmeni i njohur Hakan Sabancı, duket se i kanë dhënë fund romancës së tyre pas tre vitesh lidhjeje.

Lajmi ka bërë bujë të madhe jo vetëm për shkak të famës së tyre, por edhe për arsyet intriguese që fshihen pas kësaj ndarjeje.

Hande Erçel and Hakan Sabancı

Burime të shumta nga mediat turke pohojnë se ndërhyrja e nënës së Hakan-it, Arzu Sabancı, ka qenë arsyeja kryesore që çoi çiftin drejt fundit.

Thuhet se Arzu Sabancı kurrë nuk e ka shikuar me sy të mirë lidhjen e djalit të saj me aktoren e njohur. Ajo nuk e ka miratuar idenë e martesës mes tyre dhe në prapaskenë ka ushtruar vazhdimisht presion, duke krijuar tensione të padurueshme.

Hande Erçel actress

Shumë e lexuan si një sinjal të fortë edhe mesazhin enigmatik që ajo publikoi në Instagram, ku shkruante: “Injoranca është si gjumi, reagimi i parë ndaj atij që të zgjon është zemërimi”. Një fjalë e hedhur publikisht, që për fansat u pa si një shigjetë direkte për Hande-n.

Nga ana tjetër, shenjat e krizës u vunë re kur Hande fshiu të gjitha fotot e çiftit nga Instagrami, një veprim që ngriti alarmin te ndjekësit e saj të shumtë edhe pse mbesin follow.

Pak më vonë, prezantuesja televizive Ece Erken konfirmoi në emisionin “Gel Konusalım” se ndarja kishte ndodhur që në fillim të gushtit. Këto zëra morën edhe më shumë peshë kur aktorja u shfaq për herë të parë pas ndarjes në aeroport, e heshtur dhe e dukshëm e tronditur, duke refuzuar t’i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve për arsyet që e shtynë të largohej nga një lidhje që u duk për një kohë e përsosur.

Romanca mes Hande Erçel dhe Hakan Sabancı ishte shndërruar në një nga historitë më të komentuara të medias turke. Çifti përflitej për martesë, ndërsa fansat i shikonin si një dyshe të artë që përfaqësonte glamurin dhe suksesin. Por duket se pas shkëlqimit publik, fshihej një realitet i hidhur: mosmiratimi i familjes Sabancı.

Ky presion i vazhdueshëm u bë pengesa më e madhe e dashurisë së tyre, duke i dhënë fund një prej lidhjeve më të përfolura të viteve të fundit.

Sot, ndarja e tyre është kryefjalë e faqeve rozë. Hande shihet si e lënduar dhe e zhgënjyer, ndërsa Hakan hesht përballë gjithë këtij cikloni thashethemesh. Për fansat e shumtë që besuan në historinë e tyre, ky fund është një zhgënjim i madh, por gjithashtu një dëshmi se edhe dashuritë më të mëdha mund të thyhen kur ndërhyjnë faktorë të jashtëm.

Dhe kësaj here, “pengesa” u tha se ishte pikërisht një nënë e fuqishme që nuk pranoi ta shihte aktoren si nusen e djalit të saj. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article E ndau nga Gjesti? Kader befason me fjalët për Eglin
Next Article Reja sfidon Mihrijen e Naimin por vëmendjen e merr ky detaj
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Dafina Zeqiri më koncertin e fundit para lindjes

Dafina Zeqiri, një nga artistet më të dashura për…

Writen by
Prive
2 Maj, 2025
Yjet

Vëllai i Unikkatil gjendet pa shenja jete në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jetë në një…

Writen by
Prive
2 Mars, 2025
Yjet

Tragjedi në familje, nëna dhe djali nga Deçani humbin jetën

Dyshohet se nënë e djalë nga Deçani u mbytën…

Writen by
Prive
12 Qershor, 2025
Yjet

Nuk është ajo që mendoni! Vullneti jep analizën e papritur për Klodin e Londrimin

Prej disa ditësh, një nga temat më të diskutuara…

Writen by
Prive
1 Dhjetor, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Ndahet pas 12 vjetësh aktorja e serialit ‘Sulejmani i Madhërishëm’
5 Mars, 2026
Ermiona Lekbello dhe Fero drejt hyrjes në Ferma VIP?
5 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?