Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Nga kush po i kërkon Bleona 2 milion dollarë?
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Uncategorized > Nga kush po i kërkon Bleona 2 milion dollarë?
Uncategorized

Nga kush po i kërkon Bleona 2 milion dollarë?

Written by:
Prive
Last updated: 30 Gusht, 2025
Share

Një nga emrat më të njohur të skenës shqiptare, këngëtarja dhe producentja Bleona Qereti, ka hedhur në gjyq në New York aktivisten shqiptaro–amerikane Evi Kokalari, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 2 milionë dollarësh.

Padia është depozituar më 15 gusht 2025 në Gjykatën e Lartë të Shtetit New York, Qarku Queens, nga studioja ligjore prestigjioze Waymaker LLC. Në dokumentet zyrtare, Bleona pretendon se prej vitit 2022 është bërë objekt i një fushate të qëllimshme shpifjesh dhe manipulimesh të orkestruara nga Kokalari, të cilat, sipas saj, kanë dëmtuar rëndë reputacionin dhe karrierën ndërkombëtare.

Në padinë e saj, këngëtarja shkruan se Kokalari ka përdorur rrjetet sociale dhe median për të përhapur dezinformime, për të denigruar figurën e saj dhe për të ushtruar presion mbi persona me ndikim në SHBA dhe Shqipëri. Madje, Bleona thekson se është tentuar edhe bojkotimi i eventeve ku ajo ishte e përfshirë.

Këngëtarja, e njohur për stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe shpesh provokues, këtë herë ka zgjedhur të flasë me gjuhën e ligjit. Në një deklaratë të shkurtër për mediat, ajo ka thënë: “E vërteta është e dokumentuar, dëshmitarët janë të shumtë dhe është koha që kjo sjellje të marrë zgjidhje ligjore. Publiku ka të drejtë të njohë faktet e plota dhe të mos mashtrohet nga dezinformimi.”

Përplasja mes dy figurave nuk është e re. Të dyja kanë pasur qëndrime të ashpra ndaj njëra–tjetrës në rrjete sociale, duke ndezur shpesh debat publik. Megjithatë, fakti që çështja ka kaluar nga akuza virtuale në sallën e gjyqit në SHBA, e bën këtë histori edhe më të rëndësishme dhe potencialisht me pasoja të gjera.

Nëse Bleona fiton, ky do të jetë një precedent i fortë për figurat publike shqiptare që kërkojnë të mbrojnë emrin dhe imazhin e tyre në arenën ndërkombëtare. Nga ana tjetër, procesi pritet të tërheqë vëmendjen e mediave, jo vetëm për shifrën e majme që kërkohet si dëmshpërblim, por edhe për dinamikat mes artit, politikës dhe imazhit publik.

Një gjë është e sigurt: beteja Bleona–Kokalari sapo ka hyrë në një fazë të re, dhe këtë herë gjithçka do të vendoset përpara gjykatës amerikane.

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Erolldi dhe Diola, tjera pushime mahnitëse
Next Article E ndau nga Gjesti? Kader befason me fjalët për Eglin
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Uncategorized

Tayna sjell “Ujë” në pikën e vapës!

Reperja e njohur Tayna ka paralajmëruar këngën e saj…

Writen by
Prive
25 Qershor, 2025
Uncategorized

Ky është përbërësi që ju nevojitet për lëkurë të shëndetshme

Vitamina C është një nga komponentët më të rëndësishëm…

Writen by
Prive
7 Prill, 2025
Uncategorized

Comment L’instant Casino Fr Se Distingue Pendant Ses Offres Promotionnelles

ContentBon De Reduction Casino: Guide Professional 2025 Des Meilleurs…

Writen by
Prive
29 Nëntor, 2024
Uncategorized

Pse gruaja e Kirk po kritikohet me të madhe për këtë veprim të saj?

Erika Kirk, e veja e Charlie Kirk, ka zgjedhur…

Writen by
Prive
14 Shtator, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?