Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Nga Prishtina në parajsën tropikale: Realizohet udhëtimi i parë zyrtar Kosovë – Seychelles
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Prive Bruto > Nga Prishtina në parajsën tropikale: Realizohet udhëtimi i parë zyrtar Kosovë – Seychelles
Prive Bruto

Nga Prishtina në parajsën tropikale: Realizohet udhëtimi i parë zyrtar Kosovë – Seychelles

Written by:
Prive
Last updated: 8 Dhjetor, 2025
Share

Flamur Bahtijari, pronari i AS Travel Club, është bërë kosovari i parë që udhëton drejt Seychelles me pasaportë të Republikës së Kosovës, duke hapur një destinacion të ri tropikal për qytetarët tanë.

Nga Business Class drejt ishullit Mahé, ai publikoi pamje dhe shkroi: “Seychelles është tani i hapur për pasaportën e Kosovës, sepse dikush duhej të ishte i pari.”

Udhëtimi shënon finalizimin e një procesi shumëvjeçar që Bahtijari ka zhvilluar në panaire ndërkombëtare të turizmit. Rruga nisi në vitin 2019 me takimin e tij të parë zyrtar me Didier Dogley, Ministrin e atëhershëm të Turizmit të Seychelles, ku u diskutua forcimi i bashkëpunimit dhe mundësia e një marrëveshjeje turistike Kosovë–Seychelles.

Kontakti u thellua në vitin 2022 me dy takime të rëndësishme: me Patsy Moustache, Shefe e Misionit të Seychelles në Londër, dhe me Sylvestre Radegonde, Ministër i Punëve të Jashtme, i cili garantoi angazhimin për krijimin e një lidhjeje të re turistike mes dy vendeve.

Fotot nga këto takime dokumentojnë qartë rrugëtimin që e çoi drejt këtij momenti historik.

Edhe pse Seychelles nuk e njeh ende formalisht pavarësinë e Republikës së Kosovës, autoritetet kanë lejuar për herë të parë hyrjen e kosovarëve për qëllime turistike me pasaportë të Kosovës, duke e bërë udhëtimin e Bahtijarit të parin e këtij lloji.

Seychelles, me 115 ishuj, plazhe me rërë të bardhë dhe ujëra kristal, është një nga destinacionet më të kërkuara në botë për pushime luksoze dhe arratisje romantike. AS Travel Club paralajmëroi këtë hap përmes një postimi misterioz që ngriti kureshtjen e ndjekësve.

Agjencia pritet të publikojë së shpejti paketat e para drejt Seychelles, duke hapur një mundësi të re për turistët kosovarë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by As Travel Club (@astravelclub)

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Kurti takohet me Alban Skënderajn, e përgëzon për koncertet
Next Article Dy vite pas BBVK, e papritura ndodh mes Lumit e Albës
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Prive Bruto

Tifozët shqiptarë ndezin rrugët e Lubjanës me thirrje për Kosovën!

Kryeqyteti i Sllovenisë, Lubjana, është përfshirë nga një atmosferë…

Writen by
Prive
15 Nëntor, 2025
Prive Bruto

Dy vite pa Liridonën, vëllai prek me postimin, përmend djemtë e saj

Sot shënohen dy vjet nga vrasja e Liridona Ademaj.…

Writen by
Prive
29 Nëntor, 2025
Artikull i sponzorizuarPrive Bruto

Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich

Më 21 nëntor, Zürichu u bë epiqendra e inovacionit…

Writen by
Prive
8 Dhjetor, 2025
Prive Bruto

‘Ata që të sollën në atë gjendje’, Halla e Daorsës flet, kërkon drejtësi

Një valë tronditëse dhimbjeje ka përfshirë opinionin publik pas…

Writen by
Prive
12 Nëntor, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Afrimiteti i Limit me Albën, Dolce nuk mban dot lotët
26 Janar, 2026
Deklarata e nënës, familja e Mateos me reagim për Brikenën dhe familjarët e saj
26 Janar, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?