Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Nga Rahoveci në Love Island, ylli i formatit me lidhje unike me Kosovën
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Nga Rahoveci në Love Island, ylli i formatit me lidhje unike me Kosovën
Yjet

Nga Rahoveci në Love Island, ylli i formatit me lidhje unike me Kosovën

Written by:
Prive
Last updated: 9 Korrik, 2025
Share

Çifti më i komentuar i sezonit 7 të “Love Island USA”, Chris Seeley dhe Huda Mustafa, po tërheqin vëmendjen e miliona shikuesve me lidhjen e tyre plot pasion, dramë dhe surpriza. Por ajo që nuk e dinë shumë, është se rrugëtimi i Chris-it drejt famës ka një ndalesë shumë të veçantë për publikun shqiptar: Kosovën.

View this post on Instagram

A post shared by Chris Seeley (@chrisseeley_4)

Përpara se të bëhej një emër i njohur në televizionin amerikan, Chris Seeley ka luajtur një sezon të plotë basketbolli me klubin e Rahovecit në Superligën e Kosovës.

Performanca e tij në parketin kosovar është ende e dokumentuar në rrjetet sociale të klubit dhe e ka lënë një gjurmë të fortë në karrierën e tij sportive.

Chris Seeley në ligën australiane — FBK Superliga International Transfere

Interesant është fakti se Chris vetë e ka ndarë këtë kapitull në profilin e tij në Instagram, ku ka postuar foto nga periudha në Kosovë, duke përfshirë pamje nga ndeshjet dhe përditshmëria në Rahovec. Sot, ai ndiqet nga më shumë se 220 mijë ndjekës, duke e shndërruar në një nga konkurrentët më me ndikim të këtij sezoni.

Lidhja me Huda Mustafën, influencuese dhe nënë e një vajze, lindi gjatë fazës “Casa Amor” dhe që nga ai moment, çifti është bërë epiqendra e dramës në vilë. Me shpërthime emocionale, debate dhe puthje të zjarrta, ata po ndërtojnë një histori dashurie që po komentohet gjerësisht në rrjete sociale.

Nga parketi i Rahovecit në ekranin e një prej reality-show-ve më të ndjekur në Amerikë, historia e Chris Seeley është një përzierje surprizuese mes sportit, dashurisë dhe famës. Dhe siç duket, kapitulli i Kosovës do të mbetet gjithmonë pjesë e identitetit të tij, edhe në këtë rrugëtim të ri televiziv.

/Prive By Liberta Spahiu

Love Island USA

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article “Veç Ramushi m’duron, s’e ka njet me m’lanë” – Anita i reagon komentuesit
Next Article Edona James: Ja pse u largova nga Kosova
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Zbulohet i treti në projektin e Eglit dhe Fifit

Prej ditësh, Fifi dhe Egli kanë ngacmuar ndjekësit me…

Writen by
Prive
3 Qershor, 2025
Yjet

Pas ndarjes nga Shpati, Selvija merr vendimin e vështirë: ‘Kam lënë shpirtin’

Pas muajsh heshtjeje dhe reflektimi që pasuan ndarjen nga…

Writen by
Prive
10 Qershor, 2025
Yjet

‘Ku janë Q8shat?’, a përfundoi Hati në Golf pas ndarjes? (VIDEO)

Një prej influencereve më të reja, Hati, po duket…

Writen by
Prive
18 Prill, 2025
Yjet

Fero ndan këngën e re, e ofendon rëndë Arbenitën

Pas një periudhe larg skenës muzikore dhe një përkushtimi…

Writen by
Prive
26 Mars, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?