Përplasja e ashpër mes Mirit dhe Selin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka kaluar prapë kufijtë e ekranit, duke nxitur reagime të forta nga familjarët jashtë.
Pas spektaklit të mbrëmshëm, ku u trajtua gjerë e gjatë debati mes dyshes dhe vendimi i Selinit për të qëndruar në garë pavarësisht kërkesës së prindërve të saj për ta lënë shtëpinë, bashkëshortja e Mirit ka bërë një reagim mjaft të drejtpërdrejtë. Rabea Shihi ka shënjestruar direkt moderatorin Ledion Liço, duke pretenduar për një favorizim të hapur ndaj 23-vjeçares, vetëm për shkak të popullaritetit të saj në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në InstaStory, duke ironizuar me një shprehje që ia faturon Dostoevskit, Rabea ka bërë një krahasim mes karrierës së gjatë të bashkëshortit të saj, opinionistes Monika Kryemadhi, dhe shifrave të Instagramit të Selinit.
Ajo ka postuar një foto të Ledionit gjatë spektaklit, të shoqëruar me tekstin goditës: “Forma më e lartë e skllavërisë është të glorifikosh një prezantuese 23 vjeçare si më të famshme se një këngëtar 46 vjeçar me 30 vjet karrierë dhe më të famshme se një opinioniste ish politikane me po ashtu mbi 3 dekada karrierë, sepse e para ka më shumë ndjekës në Instagram se këta dy të fundit”.
Ky reagim vë në pah një pakënaqësi të madhe lidhur me hierarkinë e vlerave që po përcillet këtë edicion. Akuzat se formati po i jep përparësi numrave dhe influencës dixhitale, duke lënë në hije emrat me një bagazh të gjatë artistik apo publik, tashmë janë kthyer në një temë diskutimi në rrjet. /Prive By Liberta Spahiu



