Moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu ka festuar një përvjetor jubile, plot 20 vite krah bashkëshortit të saj, Përparimit.
Përmes një galerie fotosh nostalgjike, ajo ka ndarë me ndjekësit historinë e tyre që nisi më 2 shkurt 2006, duke na kujtuar se dashuritë e vërteta u bëjnë ballë kohës dhe sfidave.
Historia e tyre nisi kur Përparimi, me origjinë nga Kosova, shkoi në Shqipëri për studime. Atje nisi gjithçka; ai vendosi të linte vendlindjen për të ndërtuar një jetë të re krah Fatmës. Moderatorja kujton me mall fillimet e tyre, kur ai punonte kamarier dhe ajo ishte studente, duke veçuar dhuratën e parë: një bluzë që ai e bleu me rrogën e tij, të cilën Fatma e ruan edhe sot si dhuratën më të shtrenjtë.
Një nga detajet që preku më shumë ndjekësit ishte kujtimi i tyre nga Parisi. Fatma tregoi se si në fillimet e tyre, kur kishin vetëm 200 lekë në xhep, Përparimi nuk mund t’i blinte ëmbëlsira të shtrenjta, por i bleu një petull me sheqer te pastiçeria e lagjes.
“Për mua ajo petull ishte dhurata më e bukur në botë,” u shpreh ajo, duke treguar se lumturia qëndron te gjestet e vogla.
Sot, pas dy dekadash, çifti janë prindër të dy djemve, Kianit dhe Noarit. Fatma e cilëson Përparimin si “babanë më të mrekullueshëm”, duke theksuar se ai është shembulli më i mirë se si duhet respektuar dhe adhuruar gruaja. Nga mbështetja gjatë ditëve të vështira pas lindjes e deri te tradita e tyre e bukur e një trëndafili blu çdo muaj, historia e tyre është një dëshmi e gjallë e përkushtimit.
Ky është rrugëtimi frymëzues i moderatores, e cila dëshmon se si një histori që nisi me “dashuri me shikim të parë” dhe thjeshtësinë e një petulle me sheqer, u shndërrua në një partneritet 20-vjeçar të palëkundur. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


