Shkurte Fejza, ka bërë një urim tejet emocionues për vajzën e saj, Gresën, me rastin e ditëlindjes.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, të shoqëruar me dy foto të bukura ku shfaqen nënë e bijë, Shkurte ka zgjedhur fjalët më të veçanta për t’i shprehur dashurinë dhe krenarinë që ndjen.
Ajo e ka cilësuar Gresën jo vetëm si vajzë, por edhe si shoqen dhe miken e saj më të mirë, duke theksuar se ajo është plotësimi i zërit të saj në skenë. “Gëzuar ditëlindjen, Gresa ime… Ti je kënga më e bukur e jetës sime, nota që më mban gjallë shpirtin,” e nis dedikimin e saj ikona e muzikës shqiptare.
Më tej, këngëtarja theksoi bekimin që ndjen sa herë ndajnë bashkë skenën: “Të kam bijë, të kam shoqe, të kam mike në skenë…. Je zëri im që më plotëson. Çdo herë që këndojmë bashkë, e ndjej se Zoti më ka bekuar dyfish… Si nënë dhe si artiste.”
Urimi është mbyllur me një mesazh plot ngrohtësi edhe në emër të bashkëshortit të saj: “Jam krenare për ty, sot dhe gjithmonë. Të lumtura bija ime. Të duam pafund unë dhe babi.”
Urime edhe nga ne për Gresën! /Prive By Liberta Spahiu


