Kanë kaluar pak ditë që nga përfundimi i “Big Brother VIP Kosova”, por jeta e ish-banorëve jashtë shtëpisë po vëzhgohet me lupë nga fansat. Një nga dyshet më të përfolura të këtij edicioni, Elijona Binakaj dhe Klodian Mihaj, kanë vazhduar të shihen shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit edhe pas daljes nga formati, duke nxitur akoma më shumë thashethemet për një romancë të mundshme mes tyre.
Së fundmi, dyshja u pa bashkë me fituesin e këtij edicioni, Londrim Mekaj, gjatë eventit të hapjes së dyqanit të “Elisabetta Franchi” në Durrës. Këto dalje të shpeshta publike nuk kanë kaluar pa u vënë re, duke rritur ndjeshëm presionin e ndjekësve në rrjetet sociale dhe duke e detyruar Elijonën të bëjë një reagim publik.
Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë në grupin e saj me fansat në Instagram, ajo ka vendosur të qartësojë njëherë e mirë situatën dhe të kërkojë mirëkuptim. “Njerëz, sinqerisht do t’ju lutesha të qetësoheshit në raport me mua dhe Klodin. Ne jemi thjesht miq! Ju lutem ndaleni urrejtjen dhe thjesht duani njëri-tjetrin 🥺🤍,” ka shkruar Elijona, duke tentuar t’i japë fund aludimeve të vazhdueshme.
Ndonëse kimia mes tyre ishte tejet e dukshme gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, duket se jashtë kamerave dyshja ka vendosur ta mbajë raportin strikt brenda kornizave të shoqërisë.
Për momentin, Elijona e vulosi statusin: ata janë vetëm miq. /Prive By Liberta Spahiu



