Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, pak ditë më parë ka mbushur 34 vjeç.
Për të shënuar këtë përvjetor, ajo zgjodhi që mbrëmjen e kaluar të organizonte një festë tejet të veçantë e intime, e rrethuar nga shoqëria e ngushtë dhe njerëzit e saj më të afërt.
View this post on Instagram
Si gjithmonë, bukuroshja u sigurua që të dukej unike dhe plot surpriza. Në pamjet e ndara në rrjetet sociale, ra në sy menjëherë luksi i jashtëzakonshëm i ditëlindjes. Me një ambient të kuruar deri në detajet e fundit me lule të bardha, një kullë me gota shampanje dhe e veshur me një fustan të bardhë e mjaft elegant, Adelina shkëlqeu në ditën e saj të veçantë.
Një moment kulminant i festës ishin dhe dhuratat e çmuara. Ajo që spikati ishte dhurata nga motra e saj, e cila e surprizoi me një çantë tejet luksoze të markës prestigjioze “Hermès”. Këngëtarja e ndau këtë moment lumturie edhe me ndjekësit në Instagram, ku shihet duke pozuar duke e mbajtur çantën e shtrenjtë mbi kokë.

Megjithatë, përtej shkëlqimit dhe luksit, një tjetër detaj nuk u ka shpëtuar syrit të ndjekësve vigjilentë: zgjedhja e muzikës. Gjatë videove të publikuara në ‘Instastory’, vihet re se playlist-a e ditëlindjes dominohej nga këngë jo shqiptare.
Atmosfera e festës është shoqëruar me hite të njohura ballkanike, ku në sfond janë dëgjuar këngë si “Нещо Нетипично” e artistes bullgare Ivana, hitet e serbes Aleksandra Prijović me “Totalna Anestezija”, si dhe baladat e Željko Samardžić me “Prava Ljubav Godine Ne Broji”.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


