Higjiena në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4” ka qenë padyshim një nga temat më të diskutuara të këtij edicioni, duke shkaktuar debate të pafundme si brenda ashtu edhe jashtë mureve të shtëpisë më të famshme. Situata kishte dalë aq shumë jashtë kontrollit saqë “Vëllai i Madh” u detyrua të ndërhynte disa herë me paralajmërime të ashpra dhe dënime konkrete për banorët, të cilët duket se e kishin harruar plotësisht rëndësinë e pastërtisë bazike.
Pasi aventura përfundoi dhe dritat u fikën, ish-banori Labinot Haxhiu u mundua t’i qetësojë ujërat me një deklaratë të fundit, duke u shprehur se gjendja brenda shtëpisë nuk ka qenë edhe aq e keqe sa ç’është dukur në ekran apo sa është komentuar nga publiku. Megjithatë, interneti nuk fal dhe provat flasin vetë për atë që ka ndodhur realisht aty brenda.
Një video e re që po bën xhiron e rrjetit social TikTok tregon pamje të afërta të furrës së kuzhinës brenda shtëpisë, e cila është në një gjendje të mjerueshme dhe e mbuluar nga yndyra e papastërtitë e grumbulluara me javë të tëra.
Kjo pamje e cila është shoqëruar me mbishkrimin “Makthi i nanave shqiptare” ka shërbyer si përgjigjja më e mirë dhe më e drejtpërdrejtë ndaj deklaratave të Labinotit. Duket qartë se pavarësisht përpjekjeve për të justifikuar situatën, faktet vizuale tregojnë një realitet krejt tjetër për VIP-at tanë dhe raportin e tyre të dobët me punët e shtëpisë. /Prive By Liberta Spahiu
@deyamusss badihava e qun xheneten, u deshte edhe Gjulin 😂 #bbvk4 #bigbrothervipkosova #fyp ♬ original sound – RTV DUKAGJINI


