GazetariElton Tozaj duket se nuk po gjen paqe, pasi siguria e tij është cënuar sërish.
Vetëm pak javë pasi tronditi opinionin publik me denoncimin e sulmit fizik brutal në autostradë – ku rrezikoi shikimin – dhe më pas me gjetjen e një bidoni benzine në pragun e derës, Tozaj ka ndarë prova të reja rrëqethëse. Përmes llogarisë së tij në Instagram, ai ka publikuar pamje nga kamerat e sigurisë së pallatit, ku shfaqet një individ i maskuar me kapuç, duke lëvizur në mënyrë të dyshimtë në shkallët që të çojnë drejt banesës së tij.
Në videon e cila mban datën 24 shkurt 2026, shihet qartë personi që tenton të ngjitë shkallët, duke u siguruar që fytyra e tij të mbetet e fshehur. Reagimi i gazetarit ka qenë i menjëhershëm dhe i dëshpëruar: “3 video si vazhdon tentohet të sulmohet shtëpia ime! Mjaft është Mjaft!”. Kjo thirrje publike vjen si një këmbanë alarmi për autoritetet, pasi seria e ngjarjeve po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme. / Prive By Liberta Spahiu


