Reperi i njohur Cllevio, i cili aktualisht po vuan dënimin në institucionet e vuajtjes së dënimit, ka kaluar përmes një sfide të papritur shëndetësore. Pas lajmit të bërë publik dy ditë më parë nga personat që menaxhojnë llogaritë e tij sociale për një komplikacion që kërkonte ndërhyrje të specializuar, tashmë vijnë njoftime të reja mbi gjendjen e tij.
Përmes një postimi të fundit në Instagram, stafi i tij ka konfirmuar se reperi i është nënshtruar një operacioni, i cili fatmirësisht ka përfunduar me sukses. Në foton e publikuar, Cllevio shihet në ambientet e spitalit, jashtë qelisë, duke u rikuperuar nën kujdesin e mjekëve.
“Ganggo më i fortë se kurrë, post-operacionit me sukses. Ju falënderon për mesazhet e dërguara, në pamundësi për t’u kthyer të gjithëve,” – shkruhet në postimin që qetësoi fansat e tij të shumtë.Ndonëse nuk janë bërë publike detajet specifike të komplikacionit shëndetësor, duket se periudha më kritike ka kaluar dhe reperi pritet t’i rikthehet regjimit të caktuar pas përfundimit të fazës së rikuperimit post-operator.
/Prive By Liberta Spahiu



