Gerti Beqiraj, i njohur gjerësisht në publik si ish-i dashuri i Juliana Nurës, është rishfaqur sërish në rrjetet sociale pas një periudhe të gjatë mungese që ngjalli jo pak dyshime. Së fundmi, në media kanë qarkulluar zëra të shumtë se Beqiraj ka pasur probleme serioze me ligjin në Zvicër, gjë që dyshohet se ka qenë edhe arsyeja kryesore e shkëputjes së tij totale nga jeta publike dhe rrjetet sociale.
Edhe pse ai nuk i ka përmendur specifikisht arrestimin apo telashet ligjore në postimin e tij të parë pas rikthimit, mesazhi i tij duket se konfirmon tërthorazi se ka kaluar një situatë të rëndë.
Në një njoftim të gjatë të shkruar në gjermanisht, Gerti u është drejtuar ndjekësve dhe klientëve të tij duke pranuar hapur se muajt e fundit kanë qenë një “sfidë e veçantë” që kërkoi shumë forcë dhe një “riorganizim” rrënjësor. Ai shkruan tekstualisht: “Të dashur klientë, muajt e fundit ishin një sfidë për mua dhe kompaninë time… Tani kjo fazë ka përfunduar dhe unë jam rikthyer me energji të plotë.” Fjalët e zgjedhura me kujdes, si nevoja për “forcë” dhe fakti që po e mbyll një “fazë” të vështirë, përputhen me raportimet për problemet e tij me drejtësinë.
Për më tepër, në rikthimin e tij ai thekson se fokusi i tij është sërish te “ndershmëria” (Ehrlichkeit), një term që shpesh përdoret kur dikush kërkon të rifitojë besimin e humbur pas situatave komprometuese. Ai e mbyll deklaratën duke falënderuar ata që i qëndruan besnikë gjatë kësaj “kohe të qetë” dhe premton se “një kapitull i ri fillon”.
Mbetet për t’u parë nëse ky kapitull i ri do të përfshijë edhe ndonjë sqarim më të detajuar për publikun shqiptar rreth asaj që vërtet e mbajti larg gjatë gjithë kësaj kohe. /Prive By Liberta Spahiu



